Merkato gjithnjë e dështuar në Kenia, vazhdojnë “blofet” e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2018 | 18:29

Merkato gjithnjë e dështuar në Kenia, vazhdojnë “blofet” e Tiranës

Tirana duhet të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga merkatoja në Kenia. E shkuara dëshmon se afrimet nuk i kanë ecur kurrë, për të mos thënë që gjithnjë kanë mbetur të zhgënjyer. Në dekadën e fundit, kryeqytetasit kanë bërë jo pak “pazar” në tokën keniane dhe i vetmi që ka bërë diçka është Francis Kahata. Mesfushori rezistoi 1 vit e gjysmë te bardheblutë, ndërsa në 26 ndeshje shënoi edhe 4 gola. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lojtarët e tjerë të ardhur nga kampionati kenian, si Medie Kagere, Xhejms Situma apo Moses Arita.

tirana

Kanë marrë minuta mjaftueshëm ose edhe aspak, megjithatë kurrë nuk u përshtatën. Edhe pse pritshmëritë e drejtuesve kanë qenë gjithnjë të larta, nuk treguan kurrë nivel. Për këtë motiv janë kthyer në Afrikë pa lënë kurrfarë gjurme në Shqipëri. Rasti më ekzemplar, që pa frikë mund të quhet një “blof” i madh i Tiranës në merkato, është Xherri Santos. Me siguri tifozët nuk e mbajnë mend as si emër, por në klub nuk do ta harrojnë kurrsesi. Mesfushori në fjalë nuk shkeli kurrë në tokën shqiptare dhe në kësi kushtesh as nuk u stërvit apo luajti me bardheblutë.

afrikan

Por një kontratë e firmosur që në Kenia i kushtoi afro 68 mijë dollarë klubit, pasi çështja përfundoi në gjyq për mosrespektim të marrëveshjes. Sikur të mos mjaftonin këto raste, “vulën” ia vendosën dy blerjet e vetme që u bënë në dimër. Musa Muhamed dhe Kenet Muguna erdhën nga Gor Mahia për t’u dhënë zgjidhje problemeve të Tiranës, por në këto 3 muaj e gjysmë “ngrohën” vetëm stolin. Kjo bëri që qendërmbrojtë- si të shkonte edhe në divorc të parakohshëm, edhe pse kishte kontratë për 2.5 vite. Ky lojtar i kushtoi klubit 23 mijë dollarë pa bërë asgjë.

afrikanet tirana

Pezull mbetet Muguna. Tirana dha 40 mijë dollarë për kartonin e tij dhe i bëri kontratë 4-vjeçare, por mund ta themi që po mediton edhe largimin e tij. Në këtë listë mund të përfshijmë edhe Erik Ouma, mbrojtësin e linjës së majtë që aktualisht është i federuar me Kastriotin, por ndërkohë në Shqipëri erdhi për Ze Marian dhe Tiranën. Pas gjithë këtyre precedentëve, ndoshta klubi do mendojë edhe një herë nëse do e marrë në ekip për Kategorinë Superiore.

Capture

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"