Merkato/ Gjilani i Mezanit “peshkon” te Skënderbeu, pranë akordit me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2020 | 15:07

Merkato/ Gjilani i Mezanit “peshkon” te Skënderbeu, pranë akordit me…

Nga Kosova vjen lajmi i papritur se portieri i Skënderbeut Enea Koliçi pritet të jetë përforcimi i parë i klubit të Gjilanit.
enea kolici
“Gazeta Olle” raporton se gardiani pogradecar pritet të vijë brenda pak ditësh në Gjilan dhe të hedhë firmën me “Skifterat”.

Gjilani kreu një sezon mbresëlënës nën drejtimin e trajnerit Gentian Mezani duke arritur të sigurojë pjesëmarrje në Ligën e Europës. Tekniku vlonjat luftoi bashkë me skuadrën për titullin kampion, por rivalët e Dritës arritën të ngrinin trofeun pasi Gjilani “u bëri nder” në barazim 2-2 me Ballkanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"