Merkato fuqizon Elbasanin, trajneri Merxha tregon planet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 15:52

Merkato fuqizon Elbasanin, trajneri Merxha tregon planet

Elbasani është duke vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes hapëse për këtë vit, atë ndaj Maliqit në transfertë. Kjo përballje konsiderohet e vështirë në kampin verdheblu, por gjithsesi objektivi i vetëm do të jetë marrja e tri pikëve.

Merxha2

Në një prononcim për “Panorama Sport”, tekniku i skuadrës së Elbasanit, Eriol Merxha, u shpreh: “Gjatë të gjithë kësaj periudhe jemi përgatitur për të qenë sa më në formë për startimin e kampionatit. Këto ditë po punojmë veçanërisht për sfidën e radhës me Maliqin, një kundërshtar të vështirë, ku na duhet të djersijmë shumë për të marrë tri pikët.

Ky do të jetë objektivi ynë i vetëm, ashtu siç kemi synuar në të gjitha ndeshjet që kemi bërë deri më tani. Për fat të mirë e kemi skuadrën të plotë. Respekt kundërshtarit, por na bëjnë punë vetëm tri pikët”, u shpreh në prononcimin e tij për gazetën tekniku elbasanas.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"