MERKATO E VERËS/ Klubi me më pak afrime në Superiore, Skënderbeu mjaftohet me vetëm 7 futbollistë në hyrje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 23:49

MERKATO E VERËS/ Klubi me më pak afrime në Superiore, Skënderbeu mjaftohet me vetëm 7 futbollistë në hyrje

Skënderbeu është klubi me më pak afrime në Kategorinë Superiore. Korçarët u mjaftuan me vetëm 7 futbollistë në hyrje, ndërkohë që numri i të larguarve ishte 2 më shumë se të afruarit.

Skenderbeu

Nga portiere Ruçi te mbrojtësi Vrapi dhe sulmuesi Bismark, trajneri Migen Memelli tashmë e ka grupin e kompletuar, teksa do të tentojë të zhvillojë një tjetër sezon të suksesshëm.

Braziliani

Bruno Riter ishte futbollisti i regjistruar në limitet e merkatos. Mesfushori që në të kaluarën është aktivizuar edhe te Vasko de Gama, pritet të rrisë cilësitë në mesfushën e korçarëve.

JA LISTA E PLOTË E LËVIZJEVE TË SKËNDERBEUT NË MERKATO:

Afrime: Shkëlzen Ruçi, Jurgen Vrapi, Ardit Nikaj, Ngisah Bismark, Jozef Asante, Bruno Riter, Mërgim Shala;

Largime: Fallou Nxhie, Aleksandros Rahim, Shqiprim Taipi, Ditmar Bicaj, Mario Dajsinani, Arinaldo Rrapaj, Remi Dujardin, Aleksandros Tereziu, Alban Shabani;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"