Merkato e stilit anglez për Juven, ja të gjitha lëvizjet që pritet të ndodhin te bardhezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 22:27

Merkato e stilit anglez për Juven, ja të gjitha lëvizjet që pritet të ndodhin te bardhezinjtë

Pol Pogba është një prej protagonistëve kryesorë të merkatos së ardhshme të Juves për mesfushën. Një objektiv konkret, me sa duket. Në Torino francezi shërbeu dhe la kujtime që, sipas “Le10sport”, e kanë shtyrë drejtorin Fabio Paratiçi që të nisë të flasë me menaxherin Mino Raiola. 

juventus

Për momentin, bisedimet zyrtare nuk kanë nisur ende, por është një sinjal që “Zonja” ka nisur të veprojë seriozisht për ta rikthyer kampionin e Mançester Junajtidit në Torino. Sigurisht, të dyja palët janë të ndërgjegjshme se bëhet fjalë për një operacion të vështirë.

Dhe për këtë motiv, drejtuesit bardhezinj kanë vendosur që t’i përshpejtojnë pak kohët, duke qenë se për të interesohet edhe Reali i Madridit. Për të ulur kostot, Juve po mendon të bëjë edhe një kundërlëvizje teknike. Për momentin, emrat më të nxehtë janë ata të Rabiosë dhe Duglas Kostës, por mbetet gjithçka për t’u diskutuar me “Djajtë”.

Edhe pse, “Gazzetta” raporton se për Rabionë Junajtid ka mbajtur diskutimet e para me nënën e 25-vjeçarit, Veronik. Në të njëjtën kohë, Paratiçi ka nisur të këmbejë ide të e para me Raiolën për të kuptuar situatën përpara se të tentojë sulmin.

Kjo është mënyra më e mirë e studiuar nga drejtuesit bardhezinj për t’u paraprirë klubeve si Reali dhe PSG me burime financiare më të bollshme, ndërkohë që kampionët e Italisë do të përpiqen të shfrytëzojnë marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë me Raiolën. Një histori suksesesh që nisi prej 2013-ës, por duket se i ka ardhur fundi, është edhe ajo mes Uillianit dhe Çesit, gjithnjë e më larg rinovimit. Në një intervistë për “Esporte Interativo”, sulmuesi brazilian tha:

JUVE2

“Është një situatë e vështirë, sepse Çelsi më ka ofruar dy vite kontratë dhe nuk ka qëllim ta modifikojë ofertën, por unë i thashë menjëherë klubit që dua një kontratë trevjeçare. Ky vit diferencë duket një pengesë e pakapërcyeshme”. Juve është në dritare për yllin që blutë e Londrës rrezikojnë ta humbasin me parametër zero në fund të këtij sezoni.

Në rast të mungesës së një marrëveshjeje, bardhezinjtë janë gati që të hidhen në sulm. Uillian, i cili sezonin e shkuar u stërvit nga Sarri, e ka vlerësuar gjithnjë filozofinë e teknikut toskan, e bazuar te futbolli sulmues dhe ai i zotërimit të topit. Sirena angleze edhe për Gonzalo Higuainin, një nga enigmat e merkatos dalëse të kampionëve të Italisë. Për sulmuesin argjentinas emrat e fundit që futen në valle për ta transferuar janë Njukasëlli dhe Uolverhemptoni.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"