Merkato e Skënderbeut, vetëm Bregu po lë… shenjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 12:48

Merkato e Skënderbeut, vetëm Bregu po lë… shenjë

Dejvi Bregu, Ardit Hoxhaj, Bruno Lulaj, Oto Xhon, Zenel Gavazaj, Almir Ajzeraj, Saliu Guindo, Aldo Qoshku, Realdo Fili, Enes Isufi, Renato Ziko dhe Nasuf Ibrahimi. Këto ishin afrimet e Skënderbeut në merkaton e verës, por vetëm një prej tyre është konfirmuar si titullar i padiskutueshëm në tri javët e para.

bregu

Afrimet e merkatos ende nuk po gjejnë hapësirën e duhur te Skënderbeu. Koha që kërkojnë në këtë rast duket të jetë e madhe për t’u përshtatur plotësisht me grupin. Vetëm Bregu ka lënë menjëherë shenjë, duke bërë për vete tifozërinë korçare falë lojës dhe golave të shënuar. Ndërsa, i dyti në radhë duket Oto Xhon, i cili po shihet si një alternativë e pjesës së dytë nga ana e Shehit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Bruno Lulajn, që është përdorur si zëvendësues.

Ndërsa, lojtarët e tjerë të afruar në këtë merkato ende nuk kanë bindur, aq sa të hidhen në fushë qoftë edhe për disa minuta. Duke filluar nga Ajzeraj e Gavazaj, por edhe futbollistët e tjerë, nuk kanë dhënë shenjat e duhura për trajnerin Shehi, në lidhje me atë çka duhet të tregojnë për të qenë pjesë e formacionit të Skënderbeut. Gjithsesi, në klub besojnë se kanë bërë goditjet e duhura në merkato, paçka se kreu i pankinës kërkoi edhe dy mesfushorë. Gjasat janë që ndonjë prej lojtarëve të huazohet në një ekip të Kategorisë së Parë, por klubi ende nuk e ka përcaktuar se për cilin bëhet fjalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"