Merkato e nxehtë te Tirana, dy lojtarë nga Superiorja i bashkohen skuadrës në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 20:40

Merkato e nxehtë te Tirana, dy lojtarë nga Superiorja i bashkohen skuadrës në stërvitje

Pas merkatos me futbollistët e huaj, Tirana ka hedhur sytë edhe nga ata shqiptarë. Bedri Greca dhe Alked Celhaka ishin dy prurjet e reja gjatë seancës stërvitore që skuadra zhvilloi në kompleksin “Skënder Halili”.

Tirana

Të dy lojtarët do të vëzhgohen nga trajneri Ze Maria dhe do të jetë ky i fundit që do të vendosë në qoftë se ata do të qëndrojnë ose jo.

greca

26-vjeçari Greca sezonin e fundit ishte pjesë e kampionëve të Kukësit, por nuk arriti të gjentë shumë hapësira të verilindorët. Ai u aktivizua vetëm 17 takime dhe arriti të realizonte 1 gol.

celhaka

Ndërsa mesfushori tjetër, Alked Celhaka vjen nga radhët e Laçit. 23-vjeçari u mor si preferencë e trajnerit Sinella, por me largimin e tij ai nuk u preferua shumë nga tekniku i ri. Në 23 takime me fanellën e kurbinasve, djaloshi nga Kavaja shënoi 1 gol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"