Merkato e ngjeshur, por Dinamo mirëpret dhe ardhjen e një sulmuesi shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2020 | 12:52

Merkato e ngjeshur, por Dinamo mirëpret dhe ardhjen e një sulmuesi shqiptar

Duke parë që nisja e kampionatit po shtyhet sërish, stafi i Dinamos është vënë në kërkim të miqësoreve dhe kundërshtarin e parë e ka siguruar. Të shtunën blutë do të ndeshen me Vorën, ekipin fqinj që është ngjitur në Kategorinë e Parë këtë sezon. Për javën e ardhshme është ideuar një miqësore luksi me Vllazninë, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë ndeshje.
Dinamo
Trajneri Fabricio Kamarata duhet t’i mbajë futbollist në gjendje optimale fizike dhe miqësoret e ndihmojnë sadopak, edhe pse në të tilla ndeshje ritmi nuk është si në ndeshjet zyrtare. Blutë e kanë kompletuar skuadrën në të gjithë repartet, por deri në fillimin e kampionatit mund të ketë edhe një lëvizje të fundit. I vetmi lojtar që mund t’i bashkohet grupit që drejton trajneri Kamarata do të ishte një sulmues shqiptar, që do t’i vinte në ndihmë stafit teknik sa i takon çështjes së të huajve në fushë. Një lëvizje e tillë do të bëhet vetëm nëse gjendet një lojtar që kërkon kërkesat e drejtuesve të Dinamos, por në këtë moment tregu afron shumë pak alternativa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"