Merkato e ethshme te Besa, pas Kamarasë priten edhe 5 afrime të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 21:52

Merkato e ethshme te Besa, pas Kamarasë priten edhe 5 afrime të tjera

Me vetëm 17 pikë të grumbulluara në 12 javë kampionat të 2019-ës, Besa e trajnerit Gugash Magani e ka të domosdoshme të përforcojë grupin e futbollistëve për gjysmën e dytë sezonit. Në muajin gusht verdhezinjtë bënë pak afrime dhe ato në fakt nuk bënë diferencën që pritej nga drejtuesit edhe tifozët. 

bizhdili magani

Në këto kushte, presidenti Nexhat Bizhdili ka nisur fushatën e blerjeve. Ai ka bindur mesfushorin Isak Kamara t’i bashkohet Besës. Kamara është një futbollist që ka rënë në sy me paraqitjen e bërë tek Egnatia, më pas kaloi në Lezhë te Besëlidhja, por ditët e fundit të janarit shkëputi marrëdhëniet me këtë skuadër. Ai mund të konsiderohet përforcimi i parë i verdhezinjve, një lojtar që forcon ndjeshëm repartin e mesfushës, ku luan në rolin e shkatërruesit.

kABARA

PESË TË TJERË – Nuk do të jetë Isac Camara afrimi i vetëm te kavajasit. Krahas tij pritet të afrohen edhe 5 futbollistë të tjerë, sipas kërkesave të trajnerit Gugash Magani, i cili e di ku i “pikon çatia”. Synohet afrimi i një portieri për të garantuar katërkëndorin bashkë me Dobjanin, një mbrojtës qendre, një mbrojtës i majtë, në mesfushë pritet edhe një afrim tjetër veç Kamaras dhe pritet që ai të jetë Xhemalaj i Teutës. Do të përforcohet edhe sulmi, pasi vetëm me Onuh dhe Carën ky repart mbetet deficitar dhe vuan kur ndonjëri prej tyre nuk luan për dëmtim apo kartonë. Janë këto pozicionet ku trajneri Magani ka kërkuar të ndërhyhet dhe presidenti Bizhdili po punon.

besa

LARGIMET – Me fuqizimin e skuadrës në merkaton e dimrit natyrshëm lind nevoja edhe për largime dhe gazeta mëson se të paktën me 3 futbollistë do të ndërpriten marrëdhëniet, por nuk ka ende emra konkretë. Logjikisht, do të jenë ata që nuk kanë bindur gjatë 12 ndeshjeve të para të kampionatit që do të largohen nga skuadra kavajase për t’u liruar vendin të tjerëve. Kureshtja për të parë Besën pas përforcimeve të paralajmëruara është e madhe, megjithatë duhet pranuar se është shumë e vështirë që kavajasit të rivalizojnë për Superioren, sepse ata janë shumë prapa me pikë.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"