Merkato e bllokuar/ Zbardhen kërkesat e Resulit, sulmuesi brazilian: Ja pse erdha te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2021 | 9:05

Merkato e bllokuar/ Zbardhen kërkesat e Resulit, sulmuesi brazilian: Ja pse erdha te Flamurtari

Paulo Rikardo mbetet “peng” prej merkatos së bllokuar. Edhe pse i është bashkuar Flamurtarit prej disa ditësh, ende nuk mund të flitet për firmë. Ndonëse kanë domosdoshmëri për të pasuruar organikën, FIFA nuk ka dhënë akoma “viston” për të federuar lojtarë.5DB72C7A-884F-40D5-AC6C-F0BB5B312D1B

Nëse gjithçka shkon sipas planeve dhe premtimit që bëri Sinan Idrizi, atëherë sulmuesi do të ulet me drejtuesit për të nënshkruar dhe qenë gati për pjesën e dytë të sezonit. Një lojtar i tillë do t’i bënte mjaft punë stafit teknik. Pasi e ka vëzhguar në disa video dhe në stërvitje, trajneri ka dhënë dritën jeshile për të. Ai do të jetë pjesë e Flamurtarit, por mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me merkaton. Pavarësisht se nuk ka nënshkruar ende, Paulo Rikardo ndihet i lumtur në Vlorë.

Për “Panorama Sport” ai tregon arsyet pse bëri këtë
zgjedhje: “Jam duke u përgatitur me grupin. Ndihem mirë. Jam i respektuar si nga drejtuesit ashtu edhe nga shokët e skuadrës. Kam ardhur për të dhënë maksimumin tim. E di që Flamurtari ka një emër të madh dhe do të bëj më të mirën për këtë fanellë”.

MERKATO – Edhe portieri Shpëtim Moçka po stërvitet tashmë me ekipin. Rikthimi i tij e ka qetësuar shumë Dritan Resulin, kur njihet përvoja që ka vlonjati në portë. Nga ana tjetër, klubi po tenton afrimin e disa lojtarëve të tjerë për të kompletuar boshllëqet.

“Panorama Sport” mëson se Dritan Resuli dhe drejtuesit po punojnë për të blerë elementë për disa pozicione. Ndër kërkesat e trajnerit është afrimi i një qendërmbrojtësi, i dy mesfushorëve, por keq nuk do të ishte as ndonjë sulmues. Kontaktet kanë nisur me disa emra, të cilët kanë përvojë në kampionatin shqiptar, por nuk përjashtohet as tregu i huaj.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"