Merkato e Besës, arrihet akordi me kosovarin Jashanica

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2013 | 12:16

Merkato e Besës, arrihet akordi me kosovarin Jashanica

JashanicaBesa arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Hysit, Bajram Jashanica. Lajmi është konfirmuar dje për gazetën kosovare “Sport Plus” nga vetë futbollisti dhe gjithashtu menaxheri Nexhmedin Haxhiu. Lidhjet e këtij të fundit me presidentin e Besës Nexhat Bizhdili kanë bërë që të ndërmjetësohet për këtë transferim. 25-vjeçari vlerësohet si një ndër lojtarët më të mirë të kampionatit kosovar. Ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenin me ekipin e Hysit. Ndërkaq, klubi kavajas ka siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit të majtë të Ferizajt, Fisnik Ramadanaj. Lajmi është publikuar në “Panorama Sport” pak ditë më parë, ndërkohë që verdhezinjtë janë në pritje edhe të mesfushorit Florent Avdyli.
Firmat Ndërkaq, ngjarjet në klubin e Besës janë zhvilluar shumë shpejt. Kështu, pas trajnerit turk Karakus, tashmë një emër tjetër ka dalë në skenë, ai i kosovarit Ramiz Krasniqi, si kandidat i mundshëm për stolin verdhezi. Mjaft emra të përfolur fillimisht si mundësi ardhjeje te Besa dolën zhgënjime, pasi Abazi i Gjilanit përfundoi në Korçë dhe Amir Rrahmanin e ndan vetëm firma nga Partizani. Deri më sot asgjë e re lidhur me Halitin, Avdylin dhe mbrojtësin e Ferizajit, Ramadanaj. Këta emra u lakuan dhe pritet të vijnë edhe sot, por deri më tani nuk ka asnjë firmë të tyre. Po ashtu, për mesfushorin elbasanas Emiljano Musta, për të cilin u deklarua nga presidenti Nexhat Bizhdili se do të vinte te Besa, deri më sot nuk ka asgjë konkrete. Në këto kushte duket se kjo javë do mund të sqarojë shumë pikëpyetje lidhur me të ardhmen e Besës. Së pari pritet që Ramiz Krasniqi, ish-trajneri i Prishtinës, të vijë në Kavajë dhe të njihet me kërkesat e Bizhdilit e po ashtu ai të parashtrojë kërkesat e tij. Po kështu, pritet që sot të vijë në Kavajë edhe mbrojtësi i Ferizajt, Fisnik Ramadanaj, gjithashtu për të pranuar ose jo ofertën e Besës.
Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"