Merkato/ Dy formacione gati, trajneri Daja ka “dopio” Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2016 | 10:54

Merkato/ Dy formacione gati, trajneri Daja ka “dopio” Tiranë

Dublohet Tirana. Edhe pse me një merkato minimaliste në numër, pasi janë afruar vetëm 5 futbollistë gjatë janarit, organika e bardhebluve është rritur ndjeshëm. Rrjedhimisht edhe konkurrenca, pasi Ilir Daja ka gati dy formacione në dispozicion.

terbuni tiranaNëse në 18 javët e para dëmtimet dhe pezullimet kanë qenë një shqetësim më vete, këtë herë situata do të jetë ndryshe. Duke e parë ekipin në letër, pritet që në dy fazat e mbetura kjo problematikë të paktën të reduktohet.

Nga porta e deri në sulm, ka të paktën një futbollist si alternativë dhe këtu nuk përmenden të tjerët që mund të përshtaten më së miri. Porta i mbetet Edvan Bakajt, por ndërkohë opsione janë edhe Avdyli me Çakën. Mbrojtja është reparti që ofron siguri, madje për javë të tëra u kthyen në një “blind” të vërtetë.

Smajli-Karan-Teqja-Hoxhallari kanë “siguruar” pozitat, por në mungesë të ndonjërit Ilir Daja mund ta gjejë shpejt zgjidhjen, pasi ka Kërçikun, Muçën, Bulkun e Gërçaliun për prapavijën. Sektori më i mbipopulluar është mesfusha, pasi lojtarë të ndryshëm mund të luajnë në role të ndryshme.

Riaftësimi i plotë i Gjergj Muzakës dhe sidomos paraqitja në Pukë, i kanë shtuar ndjeshëm mundësitë mesfushorit për krahun e djathtë të mesfush- ës. Por, pas nuk mbetet Kërçiku, i cili ka qenë titullar i padiskutueshëm në këtë rol. Krahu i majtë mbetet mes Likës, Fukuit, ndonëse në varësi të skemës mund të luajë edhe El.Bakaj. Ndërsa në qendër janë Karabeci me Muçën, në gatishmëri është braziliani Uillian, Bulku (që është në proces rikuperimi) dhe Papa.

Ndërsa qendra e sulmit mbetet në të njëjtat pozita në fakt. Vendi i lënë bosh prej Gilbertos (i larguar në javët e para të kampionatit) u kompensua nga Hugo Almeida, ndërsa alternativë është i riu Grent Halili, i cili në miqësoret e dimrit e ka gjetur tri herë portën. Dhe këtu u referohemi “pykave” të mirë- fillta, pasi futbollistë si Elis Bakaj, Gilman Lika, por edhe i sapoafruari Enriko Papa mund të luajnë në vijën e parë, paçka se nuk janë sulmues të mirëfilltë.

Përgatiti: ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"