Merkato drejt fundit, Partizani pret përgjigje nga Taku dhe Shameti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 10:22

Merkato drejt fundit, Partizani pret përgjigje nga Taku dhe Shameti

Me 11 lojtarë të rinj të afruar nga merkato, që vijnë kryesisht nga jashtë vendit, drejtuesit e Partizanit, pothuajse i kanë dhënë fund merkatos. Megjithatë, ata janë në pritje të një përgjigjeje nga mbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti, dhe ish-mesfushori i Tiranës dhe Skënderbeut, Afrim Taku.

Tirana - Partizani

Të dy lojtarëve klubi i kuq u ka bërë ofertë zyrtare dhe pret një përgjigje. Taku e ka vetë në dorë të ardhmen, pasi është lojtar i lirë, ndërsa Shameti pret një bisedë me presidentin e Kukësit për të vendosur më pas nëse do të vazhdojë me ekipin kampion, apo do të firmosë me Partizanin për sezonin e ardhshëm. Edhe qendërmbrojtësi është i lirë nga impenjimet me verilindorët.

ekuban shameti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"