Merkato dhe financat e Tomorit, “topi” tani kalon tek… ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2020 | 23:02

Merkato dhe financat e Tomorit, “topi” tani kalon tek… ekipi

Sinjalizimi që vjen për një fillim të mundshëm të kampionatit javën e ardhshme, e ka shtuar intensitetin e përgatitjeve te Tomori. Klubi pret që skuadra ta nisë me këmbë të mbarë rrugëtimin në Kategorinë e Parë, ndaj është munduar që asgjë të mos u mungojë lojtarëve.
tomori
Dhe motivimi dihet që vjen nga paratë dhe, në këtë prizëm, drejtuesit janë munduar që të jenë korrektë me rrogat. Me merkaton e bërë, ambiciet e beratasve janë shtuar ndjeshëm. Ata duan që këtë vit të ngjiten në elitë, ndonëse e dinë që nuk do të jetë një “mision” i lehtë.

E megjithatë, tashmë “topi” ka kaluar në anën e ekipit dhe stafit teknik. Investimi i bashkisë dhe donatorëve duhet të justifikojnë vetëm me rezultatet dhe rrjedhimisht me rikthimin në Kategorinë Superiore.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"