“Mëkat që ndodhi kështu, meritonim të paktën barazimin”, Novi: Fati ndihmon gjithmonë ekipet e mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2020 | 19:23

“Mëkat që ndodhi kështu, meritonim të paktën barazimin”, Novi: Fati ndihmon gjithmonë ekipet e mëdha

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi është shprehur se është i lumtur me atë që tregoi skuadra e tij në fushë, duke shtuar se ndikoi edhe eksperienca dhe meritonin të paktën barazimin për atë që treguan në fushë.bandicam 2020-06-03 19-18-36-640

“Të humbasësh në minutën e fundit është gjynah, të paktën për atë që dhanë çunat në fushë meritonim të paktën barazimit. Mendoj se ndikoi edhe eksperienca, pasi nëse do të ishte një lojtar tjetër në rastin e Oshafit në fund, atëherë mund ta kishim marrë një barazim. Megjithatë jam shumë i kënaqur me atë që treguan çunat në fushë.

Rasti në minutat e fundit? Është shumë e vërtetë. Menjëherë pas golit ne kishim edhe një rast tjetër shumë të mirë për të barazuar. Unë jam shumë i kënaqur me ekipin, por siç është ajo shprehja “Fati ndihmon gjithmonë ekipet e mëdha”.

E ardhmja? Të gjithë lojtarët kanë kontratë me klubin. Ne do respektojmë kampionatin dhe do japim më të mirën deri në fund. Unë do të vazhdoj të jem këtu dhe nuk lëviz.”, u shpreh Novi për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"