“Meritonim të merrnim 1 pikë”, Cungu: Tirana është bërë si “ortek”, ja çfarë nuk shkoi sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 0:16

“Meritonim të merrnim 1 pikë”, Cungu: Tirana është bërë si “ortek”, ja çfarë nuk shkoi sot

Laçi u mposht nga Tirana me rezultatin 1-0, në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”. Trajneri i skuadrës kurbinase, Armando Cungu, shprehu keqardhje për këtë humbje, teksa në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas goli”, deklaroi:

bandicam 2020-03-08 19-18-29-586

“Fitoret e njëpasnjëshme risin moralin dhe aspektin psikologjik. Tirana është bërë “ortek”. Meriton komplimente për ecurinë e ekipit. Të vjen keq kur ekipi luan mirë futboll. Në pjesën e parë ishim më të qartë se kundërshtari. Kishim 2-3 mundësi. Ndoshta edhe fati nuk ishte me ne. Është shumë i rëndësishëm fati. Dua t’i përgëzoj djemtë për lojën.

Nuk më interesojnë ndeshjet e tjera. Më interesojnë vetëm puna jonë. Nëse bëjmë detyrën nuk kanë rëndësi kundërshtarët. Por për deri sa ata janë ndalur, besoj se ishte një javë pozitive.

Loja në grup – Ekipi ka cilësi, ka individë të caktuar, sikurse ka dhe grupi. Për mua është më primar grupi se individë të caktuar. Po promovojmë lojtarë të rinj herë pas herë. Deri në këto momente jam i kënaqur me kampionatin dhe lojërat. Nuk ishte e lehtë të luaje kundër Tiranës. Për çështje fati meritonim të fitonim një pikë.

Kërkohej një ndeshje më rritëm për shkak edhe të forcës së kundërshtarit dhe terrenit që ka probleme. Na duheshin lojtarë me gjendje të mirë fizike, që vrapojnë më tepër. Lojtari që luajti në vendin e Nuabuezes, kërkuam që të ishte 9-fals. Për mendimin tim bëri një punë shumë të mirë. Kjo është përgjithshmja që mund të them për ekipin. Mund të ishim më të qartë dhe mund të konkludonim më mirë.

Doja ta shfrytëzoja Grecën për 90-minuta, nëse e lija në majën e sulmit, do të shpenzonte shumë energji. Lojtarit sulmues nuk i kemi kërkuar të bëjë presion te stoperat, por më shumë të fokusohet te Batha, mos e linte të ndërtonte aksionet. Në përgjithësi veproi shumë mirë”, u shpreh Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"