“Meritonim ta çonim lojën në shtesë”, Agim Canaj: Skuka nuk i fal ato raste! Po të kisha lojtarë të tjerë, mund të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 18:27

“Meritonim ta çonim lojën në shtesë”, Agim Canaj: Skuka nuk i fal ato raste! Po të kisha lojtarë të tjerë, mund të…

Trajneri i Korabit, Agim Canaj, u shpreh i lumtur me performancën e skuadrës së tij, pavarësisht eliminimit në Kupë ndaj Vllaznisë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, vlonjati ndër të tjera deklaroi:

bandicam 2021-03-17 18-22-52-786

“Unë e thashë që në fillim, se favorit ishte Vllaznia, por ne nuk do të rrinim, provuam deri në fund. Arritëm të mbronim mirë, pavarësisht se morëm një gol dhe krijuam disa raste për gola. Në pjesën e dytë u shkundëm në aspektin psikologjik, krijuam besim, qarkulluam topin, mbyllëm hapësirat, dhe nuk i dhamë shanse Vllaznisë. Krijuam 2 raste të pastra, në qoftë se Skuka ishte më deçiziv në rastet që ai nuk i fal zakonisht, do ta kishim çuar ndeshjen në shtesë. Kupa këtë specifikë ka. Shpresojmë që të jemi pretendentë deri në fund në kampionat për të synuar “Play-Out”-in.

Ky ishte një test, e meritonim ta çonim lojën në shtesë. Në futboll jo gjithmonë mund të shënosh. Ne krijojmë shumë raste, kemi ngërçin para portës. Unë kam pasur besimin, skuadra me 2 fitoret e fundit, ndaj Besëlidhjes dhe Burrelit, është rritur psikologjikisht. Shpresojmë shumë, se kjo është faza më e nxehtë e luftës në veri, është një grup shumë i fortë. Do të jemi deri në fund aty.

Skuadrat e tjera janë më shumë të investuara, në momentin që e kam marrë unë skuadrën, ka pasur zbrazje të lojtarëve. Kam gjetur një grup me elementë të rinj. Po të kisha lojtarë të tjerë, mund të kishim më shumë pikë. Jam i lumtur që skuadra po më ndjek dhe shpresoj që të arrijmë te objektivi. Kemi 3-4 elementë shumë të mirë që mund të luajnë në Superiore. 2-3 elementë edhe te Vllaznia i pëlqyen shumë. Ndeshja e sotme ishte një vitrinë për ne”, u shpreh Canaj.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"