“Meritonim plotësisht fitoren”, Veseli: Nuk jam shërbyer sa duhet, kam mundësi të bëj gjëra më të mira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 23:29

“Meritonim plotësisht fitoren”, Veseli: Nuk jam shërbyer sa duhet, kam mundësi të bëj gjëra më të mira

Frederik Veseli bëri një paraqitje pozitive duke zëvendësuar dënjësisht Hysajn në krahun e djathtë. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH, mbrojtësi shqiptar u shpreh:

bandicam 2019-10-11 23-23-18-706

“Më vjen keq. E ndjej veten i mërzitur dhe i zhgënjyer nga rezultati. E kemi merituar plotësisht fitoren. Kishim mundësi të vazhdonim ëndrrën për të shkuar në Europian.

Ka qenë kërkesë e trajnerit që të ishim të organizuar në fazën difensive, por ka kërkuar nga ne që edhe të sulmojmë dhe të bëjmë një lojë ofensive. Për Kombëtaren është gjë pozitive që luaj në shumë role. E kam mundësinë të bëj gjëra të mira në çdo pozitë.

Nuk jam shërbyer sa duhet. Në disa raste isha vetëm. Secili lojtar e merr vendimin e vetë. Kemi analizat në video, ka kaluar ndeshja. S’ka problem që nuk mora topa, secili lojtar vendos vet”, u shpreh Veseli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"