“Meritonim më shumë se 1 pikë”, Hoxha: Po hasim probleme në sulm, ju tregoj 4 ekipet në luftë për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 19:44

“Meritonim më shumë se 1 pikë”, Hoxha: Po hasim probleme në sulm, ju tregoj 4 ekipet në luftë për titullin

Mbrojtësi Rustem Hoxha, realizoi golin e barazimit në sfidën e sotme ndaj Tiranës, duke shmangur një humbje brenda në shtëpi. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gola pas goli”, mbrojtësi durrsak u shpreh:

bandicam 2019-11-02 19-37-23-429

“Të gjithë lojtarët kanë luajtur shumë mirë. Kemi pasur shumë raste dhe shumë korne. Hëngrëm atë gol për atë vendosje jo të mirë tonën. Na vjen mirë që shënuam në fund dhe nuk humbëm.

Pavarësisht se barazuam në shtesë, mund të barazonim më shpejt. Edhe kjo është forcë e karakterit. Besoj se meritonim më shumë se 1 pikë.

Vendi i tretë është objektivi minimal. Ne do të tentojmë më të mirin, me këtë kampionat që është çdo skuadër mund të shpallet kampion nga vendi i parë deri te i 7-ti.

Po hasim probleme në sulm. Na ngrohin rastet. Shpresoj që të jetë psikologjike. Sulmuesit i kanë mundësitë. Shpresoj të shprehen më mirë.

4 ekipe janë në luftë për titull. Nuk kemi treguar më shumë se njëra-tjetrën. Nuk ka shumë diferenca. Mendoj që ne Tirana, Partizani dhe Kukësi jemi pretendentë”, u shpreh Hoxha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"