“Meritonim fitoren ndaj Tiranës”, Osja: Na kanë penalizuar mungesat, ndaj Bylisit e kishim me gjyqtarin e katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 20:13

“Meritonim fitoren ndaj Tiranës”, Osja: Na kanë penalizuar mungesat, ndaj Bylisit e kishim me gjyqtarin e katërt

Vllaznia barazoi me Tiranën në stadiumin “Selman Stërmasi”, në një ndeshje ku shkodranët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. Pas përfundimit të ndeshjes, në mungesë të Mirsad Jonuz në intervistë për mikrofonat e “Supersport” doli zëvendës trajneri Safet Osja, i cili u shpreh:bandicam 2019-11-08 20-05-15-185

Janë rikthimet ato që ndryshuan lojën në krahasim në ndeshjen me Bylisin?

Normal në krahasim me ndeshjen me Bylisin kishim katër mungesa, që nuk janë pak për një ekip. Shtylla? Futbolli i ka shtyllat, bëmë ne, por bëri edhe Tirana. Ne humbëm edhe me Shtubinën një rast në pjesën e dytë. Kishim shumë raste, por edhe Tirana kishte mundësi. Sot meritonim edhe fitoren për atë që dhamë në fushë. Por, barazimi mendoj se është i drejtë.

Ishit më të freskët se Tirana, çfarë ndryshoi në një periudhë 4 ditore?

E thamë edhe më përpara, kishim 4 mungesa me Bylisin dhe nuk janë pak. Besoj se te Vllaznia kemi pasur rritje në lojë. Këto 4 ditë kemi punuar nga ana psikologjike. Dy humbjet e fundit na kishin rënduar psikologjisht.

Në fillim të kampionatit kemi bërë ndeshje të mira, ndryshe nga ndeshja me Bylisin. Kemi mundësi për të shkuar më përpara.

Sa e qetëson Vllazninë kjo ndeshje dhe ky rezultat?

Rezultati na qetëson. Për sa i përket presorit, në ndeshjen me Bylisin më shumë e kishte me gjyqtarin e katërt. E vendosi ai golin dhe jo anësori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"