“Meritoj një ekzekutim publik”, trajneri i Çekisë i shtang të gjithë pas dorëheqjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 21:56

“Meritoj një ekzekutim publik”, trajneri i Çekisë i shtang të gjithë pas dorëheqjes

Trajneri i Republikës Çeke, Karel Jarolim, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares, pas humbjes me rezultatin 5-1, në miqëosren ndaj Rusisë, si dhe asaj ndaj Ukrainës në shtëpi për Ligën e Kombeve, me shifrat 1-2.

karel jarolim

Ka qenë vetë Federata Çeke e Futbollit që ka bërë me dije lajmin, ndërkohë që, akoma më shumë habisin fjalët e vetë trajnerit pas dorëheqjes. “Ndihem shumë keq, besoj se tani meritoj një ekzekutim publik. I gjithë faji është i imi. Skuadra tani ka nevojë për një shtysë të re” – është shprehur Jarolim.

Jarolim drejtoi Çekinë në 22 ndeshje, dhe arriti vetëm 10 fitore, dhe 8 humbje. Ekipi i tij pësoi plot 28 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"