“Meritoj më shumë se kaq”, sulmuesi i Çelsit “sinjal” Interit. Futet në garë dhe Bekhami

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 11:42

“Meritoj më shumë se kaq”, sulmuesi i Çelsit “sinjal” Interit. Futet në garë dhe Bekhami

Olivie Zhiru u përdor vetëm si mjet për të vonuar lojën në ndeshjen e fundit që Çelsi fitoi në transfertë ndaj Njukasëllit, pasi trajneri Lampard e hodhi në fushë në minutën e 87-të. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit francez, që pas ndeshjes ka shpërthyer: “Nuk mund të luaj sekondat e fundit të një ndeshjeje. Vlej dhe meritoj më shumë se kaq.
zhiru 1
Prandaj, në janar do të marr një vendim për të mirën time”.

Për Zhirunë dihet se Interi është shumë i interesuar, por nga SHBA-ja nënvizojnë se zikaltrit duhet të nxitohen pasi një tjetër Inter, në këtë rast ai i Majemit të Dejvid Bekhamit, është vënë së fundmi në lëvizje për ta transferuar francezin përtej Atlantikut në janar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"