“Meritë e skuadrës, tani të shpëtojmë sezonin”, Memelli pas kualifikimit në finale: Jam krenar për këtë fitore, Berisha e bëri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 18:16

“Meritë e skuadrës, tani të shpëtojmë sezonin”, Memelli pas kualifikimit në finale: Jam krenar për këtë fitore, Berisha e bëri…

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli është shfaqur shumë i lumtur për kualifikimin në finalen e Kupës, teksa eliminuan Teutën në gjysmëfinale. Pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Memelli tha se e gjitha është meritë e skuadrës.

bandicam 2021-04-14 18-10-21-569

“Suksesi i takon vetëm lojatrëve dhe vetëm atyre. E prisja që të bënim një ndeshje si kjo. Në javët e fundit kemi bërë ndeshje të mira. Lojtarët kanë krijuar bindjen se kjo mënyrë lojë na ndihmon për të bërë më mirë. Kur skuadra kundërshtarë e mban shumë topin, bëhet e vështirë. Ia dolëm të menaxhonim mirë avantazhin edhe me 10 lojtarë, pasi një gol i pësuar do na bënte keq. Jam krenar për skuadrën dhe për qytetin.

Lojtarët janë ata që kanë arritur gjithçka. Kampionati? Sapo i thashë lojtarëve që bënë ndeshje shumë të mire, por vetëm kaq. Nën fundjavë kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, e cila është akoma më e rëndësishme. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe si kjo sot dhe të shpëtojmë sezonin. Ne punojmë shumë te mesfusha. Tërheqim Taipin prapa dhe Marën e shtyjmë përpara. Pasimin e fundit e ka shumë të mirë. Ne kemi lojtarë shumë të mirë nga ana cilësore. Mos harrojmë se Skënderbeu është një klub që i promovon lojtarët e rinj. Këta duhet të bëjnë maksimumin e tyre për veten dhe për kampionatin.

Sot skaduar si Partizani dhe Laçi dolën jashtë Kupës, Tirana gjithashtu që në fillim. Ka shumë pak diferenca. Është një Kupë që zhvillohet me një takim. Këtu kanë pasur pak avantazh skuadrat vendase, por besoj se sot treguam se nuk ka diferenca mes skuadrave.

Ne si trajnerë duhet të tregojmë besim te lojtarët që hedhim në fushë. Në të kundërt do na shikojmë me mosbesim. Dajsinani dhe Rexhepi janë portierë shumë të mirë. Mendova që Rexhepit t’i jap minuta dhe ma shpërbleu këtë besim.

Luajmë ngushtë dhe në hapësira të vogla. Shpresojmë t’ia dalim deri në fund. Kemi në skuadër lojtarë që janë nën 20 vjeç, për t’i shtuar dy lojtarë kyç, Zguro, Meksi dhe Taipi, të cilët ruajnë pjesën e grupit dhe i lartësojnë djemtë e rinj. Ajo që bëjmë edhe në stërvitje është të rrisim performancën e lojtarëve.

Berishës nuk i thashë asgjë pas kartonit të kuq. Është djalë i ri dhe i duhet kurajo. Ai e bëri punën e tij dhe i thashë që tani i takonte skuadrës ta dërgonte në finale.”, tha Memelli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"