“Merita për penalltinë e pritur shkon për portierin Puja”, Sherri: Jam i kënaqur që dolëm me pikë, lojtarët që kam frikë në kampionat janë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 21:56

“Merita për penalltinë e pritur shkon për portierin Puja”, Sherri: Jam i kënaqur që dolëm me pikë, lojtarët që kam frikë në kampionat janë…

Portieri i Egnatias, Alan Sherri ishte një ndër më të mirët në ndeshjen kundër Partizanit. Ai shpëtoi portën disa herë dhe pritja më e mirë ishte ajo e penalltisë së Tedi Carës. Pas sfidës Sherri u shpreh tepër i lumtur për pikën e marrë në krahasim me mënyrën se si u zhvillua sfida.

bandicam 2023-01-30 21-29-21-286

“Për mënyrën se si u zhvillua loja, jam i kënaqur edhe me 1 pikë sepse e marrim përballë Partizanit që është një ekip pretendent. Pjesa e gjykimit na ka dëmtuar sot, por jam i kënaqur edhe me një pikë. Qëkur kemi hyrë në kampionat, objektivi të hynim në Europë, por do të jetë e vështirë deri në fund sepse ka dhe ndeshje shumë të ngjeshura. Përsa i përket penalltisë, mesa mbaj mend bëra lëvizje për të hutuar Tedin, por nuk e di nëse isha përpara vijës. Doja ti jepja meritë portierit Bruno Puja sepse më ndihmoi shumë, u konsultova përpara se ta prisja penalltinë. Asnjëherë skam qenë më i rezervuar, se tani në një intervistë sepse është vështirë dhe për të folur për Europën. Duke parë Erzenin që ska investuar shumë, ka arritur goxha gjëra, asgjë s’është e pamundur, shpresojmë deri në fund pasi ne do të luftojmë. Janë bërë disa ndërrime trajnerësh, por ndonjëherë del për mirë, sepse na motivon për të dalë edhe nga vetja, u shtymë që të jepnim më shumë. Jam i kënaqur që dolëm me pikë se ndryshe s’do tja falnim vetes. Ia kam frikën Duamenës në stërvitje (qesh). Pas largimit të Skukës dhe Xhixhës, Shkurtaj është shumë i mirë dhe Mazrekaj është i rrezikshëm. Bekim Balajt i uroj shumë fat, dhe ka bërë gjënë e drejtë duke u rikthyer në Shkodër, ka marrë vendimin ideal duke u kthyer në vendin e tij”, u shpreh Alan Sherri në një pronocim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"