Mërgjyshi: Sulmuesin e mbajta me zor në fushë, duhet t’i kursejmë fjalët e mira për Mersinajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 17:58

Mërgjyshi: Sulmuesin e mbajta me zor në fushë, duhet t’i kursejmë fjalët e mira për Mersinajn

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, ku analizoi gjendjen e skuadrës. Tekniku i skuadrës kurbinase u shpreh i kënaqur me rezultatin, por me pak fat mund ta kishte fituar këtë përballje.

mergjyshi

Sa të kënaq barazimi?

Si rrodhën ngjarjet ishim më afër fitores. E kishim përgatitur me kujdes ndeshjes. Ishim 90 minuta në kërkim të fitores. Terreni na i vështirëson manovrën. Jam i kënaqur jo për rezultatin por mënyrën si e interpretuam ndeshjen. Rastet i krijuam. Më vjen mirë që skuadra sulmoi pavarësisht emrit të Partizanit. Jemi në rrugë të mirë, do të mundohemi të vazhdojmë me këtë ritëm.

Sa të kënaqur jeni me afrimet e reja.

Të dy lojtarët Najdenov dhe Altinparmakovski janë prurje të reja. Isha skeptik para ndeshjes. Ishte ndeshja e para e tyre. Kanë cilësi të mira. Gjendja fizike nuk është optimalja. Presim të rritemi akoma më shumë. Sulmuesin e mbajta me zor në lojë, edhe Sukaj nuk është në gjendje optimale. Jam i kënaqur nga të dy lojtarët.

Pozicioni i Xhixhës?

Për sa i përket Xhixhës, ishte një zgjidhje emergjentë. Diti të përshtatet mirë në të 3 pozicionet e sulmit. Kishim e Galiç, po ai na u dëmtua dhe do të mungojë gjatë.

Ku mendoni se është pozicioni ideal i Xhixhës. Sa të kënaqur jeni me Mersinaj?

Xhixha rrezikshmërinë më të madhe e ka nga e majta,  sepse futet nga brenda. I krijoi mundësitë e veta, ndihmoi skuadrën në veprimet mbrojtëse. Mund të them fjalë të mira për Mersinaj. Ka bërë paraqitje të mira, por janë djem të rinj, duhet t’i kursejmë fjalët e mira sepse është i ri.

A ka diçka që nuk shkon në manovrën sulmues?

Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Në të 9-të skuadrat që do ndeshemi do të jene përballja të rivalizuar. Ne kemi shënuar në çdo ndeshje. Dhe sot i kemi krijuar mundësitë. E meritonim të shënonim. Duhet edhe pak fat. Edhe gjendja fizike e lojtarëve të sulmit nuk është optimale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"