Mërgjyshi, stoik: Apolonia ia del edhe me të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 8:26

Mërgjyshi, stoik: Apolonia ia del edhe me të rinj

Ristarton kampionati i Kategorisë së Parë dhe Apolonia do ta nisë nga transferta e FushëKrujës. Në këtë ndeshje do të përballen dy ekipe me objektiva të ndryshëm këtë sezon, njëherësh dy nga skuadrat që kanë qenë më inaktive në këtë merkato dimërore. Gjithsesi, në kampin fierak e shohin si një situatë normale dhe të qetë, gati për të vijuar me dinjitet dhe me të njëjtat objektiva kompeticionin.Apolonia Elbasani

 

MËRGJYSHI – Trajneri Artan Mërgjyshi vazhdon të mbetet stoik, pavarësisht përbërjes aktuale që ka në skuadër. Ai nuk ka dashur të replikojë me ish-trajnerët e skuadrës fierake, të cilët, duke iu referuar përbërjes së saj dhe merkatos, e “ngelën në klasë”. Nuk e fsheh se do të donte një ekip me më shumë cilësi, por siç e ka thënë shpesh nuk shpresonte shumë nga kjo merkato.

Kryeqytetasi nuk e mohon se do të jetë një kampionat shumë më i vështirë në vazhdim, por ka besim se skuadra do të vazhdojë të jetë pretendente deri në fund. “Kemi zhvilluar një fazë të mirë përgatitore, që na ka shërbyer në të gjitha aspektet, – thotë Mërgjyshi.

– Në aspektin fizik, vazhdojmë të kemi tregues të lartë, por vlerësoj edhe aspektin tekniko-taktik të Apolonisë”. Kryepankina fierake flet pak për merkaton, duke dashur të mos merret më me këtë pjesë. “Cili klub dhe trajner nuk do të donte skuadër më të fortë, më të kompletuar dhe me më shumë cilësi? Edhe ne, edhe unë do të doja një ekip më të fortë, por ja që këto janë mundësitë e merkatos së kësaj periudhe.

Ne patëm angazhim të plotë dhe serioz, klubi u përpoq me të gjitha mundësitë, kemi kontaktuar, ofertuar dhe testuar lojtarë, por kaq kemi pasur mundësi të arrinim. Po nis kampionati dhe, jo se më bezdis pjesa e merkatos, por mbeti mbrapa tanimë, nuk ka pse të merremi më gjatë, por të flasim për vazhdimësinë me këtë skuadër që kemi”.mergjyshi

Dhe Mërgjyshi, veç opinionit për ndeshjen me Ilirinë, ka dhe një mesazh të qartë për “djemtë” e tij. “E dimë që kampionati për ne do të jetë më i vështirë, i ashpër dhe i fortë, por kjo gjë nuk duhet të na stepë. Jam koshient që me lojtarë të rinj do ta kemi shumë të vështirë garën, por nuk e humbas kurrë optimizmin. Ata janë plot dëshirë dhe pasion, të gatshëm për të dhënë maksimumin për emrin e Apolonisë.

Kam besim maksimal se ky grup do të arrijë ta përfaqësojë me dinjitet të plotë fanellën e skuadrës gjatë gjithë këtij kampionati. Sa i përket ndeshjes me Ilirinë, ju them se është një kundërshtar i vështirë, sidomos në fushën e vet. Me të kemi fituar me shumë mundime dhe në fushën tonë. Edhe në këtë takim të radhës do të luajmë vetëm për 3 pikë”, thotë për “Panorama Sport” trajneri Mërgjyshi.

BUJAR RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"