Mërgjyshi pret gjykim të drejtë në Lezhë: Nuk do ta kemi të lehtë me Besëlidhjen, uroj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2022 | 10:39

Mërgjyshi pret gjykim të drejtë në Lezhë: Nuk do ta kemi të lehtë me Besëlidhjen, uroj që…

Pas asaj fitoreje ndaj Besës javën e kaluar, dibranët kërkojnë suksesin e radhës në mënyrë për të mos humbur terren me kreun, si dhe minimumi për të blinduar vendin e tretë që në fund të sezonit të jep një mundësi për të luajtur në “play off” për të siguruar ngjitjen në Superiore. Dibranët sot janë mysafirë në Lezhë dhe shpresojnë që të ruajnë ecurinë edhe ndaj Besëlidhjes. Trajneri Artan Mërgjyshi, për “Panorama Sport”, pohoi se në Lezhë do të shkojnë për një rezultat pozitiv.

MERGJYSHI

“Ndonëse nuk do ta kemi të lehtë, pasi edhe Besëlidhja ka lënë shumë pikë gjatë këtij kampionati, gjë që e kushtëzon të luajë fort për të fituar, do të japim maksimumin në fushë.

Lezhjanët luajnë para tifozëve të vet dhe janë të privilegjuar në këtë përballje. Ne e kemi vlerësuar në maksimum këtë ndeshje, sepse Korabi ka objektivat e tij madhorë.

Shpresoj të ruajmë këtë ritëm duke mos iu ndarë dy skuadrave kryesuese dhe të tentojmë Superioren, ndonëse është herët për të folur.

Ekipi është në formë të mirë, si nga ana teknike ashtu dhe ajo fizike, por do të jetë fusha ajo që do të flasë. Uroj të kemi një gjykim të drejtë, që në fund të fitojë më i miri”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"