Mërgjyshi pranon humbjen: Dy mungesa janë shumë për Laçin, pas golit nuk dinim si të luanim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 16:04

Mërgjyshi pranon humbjen: Dy mungesa janë shumë për Laçin, pas golit nuk dinim si të luanim

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, pas humbjes me Kukësin, në mikrofonin e “Supersport” deklaroi:

megjyshi

Pjesë e parë e mirë, dominuat, por çfarë çaloi për të marrë një pikë?

E vërtetë që pjesa e parë ishte më e mirë se kundërshtari. Mbajtëm topin, lëvizëm më shumë. Por, nuk shfrytëzuam pasin e fundit. Në pjesën e dytë, nuk patëm freski dhe kthjelltësi. Skuadra ishte në ngërç. Kukësi ishte më efikas. Për ne është shumë të kemi dy mungesa të rëndësishme në formacion. Pas golit, nuk patëm besim dhe energji për të ndryshuar situatën.

Eler dhe Xhixha mungesa të rëndësishme. Si do e rikuperoni këtë situatë?

E vërtetë, janë mungesa të rëndësishme. Por, duhet t’i vlerësojmë të gjithë lojtarët që kemi në dispozicion. Minus për sot ishte edhe ana psikologjike. Nuk patëm forca pas golit, bëmë lëvizje kaotike. Altinparmakovski punoi mirë, mbajti topin, punoi shumë, por shpejtësia në metrat e fundit i mungoi atij, dhe të tjerëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"