Mërgjyshi për Superkupën: Më mungon ky trofe si trajner, të bëjmë mrekullinë si në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2018 | 12:49

Mërgjyshi për Superkupën: Më mungon ky trofe si trajner, të bëjmë mrekullinë si në Europë

Artan Mërgjyshi do të të ketë ndeshjen e parë zyrtare një finale. Ajo do të jetë përballë Skënderbeut për Superkupën e Shqipërisë. Edhe pse një ndeshje para sezonit ky është një trofe që të jep stimuj për kampionatin. Në një një intervistë për “SuperSport” Mërgjyshi “skanon” Laçin dhe Skënderbeun.

Mergjyshi

Emërimi si trajner 
Ka disa vite që Laçi është faktori i Superiores. Isha i nderuar që pata këtë ofertë pasi këtu punohet mirë. Një pjesë të lojtarëve i njoh pasi kam punuar më parë me ta. E di filozofinë e klubit, bazohen te të rinjtë që duan të promovohen.
Superkupa
Dita e ndeshje është pranë dhe ne do të tentojmë të bëjmë çka kemi në dorë. Të dyja skuadrat kanë shumë ndryshime nga ezoni kaluar. Është shansi për të fituar një finale kupe, pasi edhe mua më mungon si trajner. Kam humbur një të tillë si trajner me Dinamon dhe shpresoj ta nisim mirë.

Objektivat

Në fillim na duhet besimi, pasi nuk mund të fitosh trofe po nuk e pate. Mesa vë re grupi e ka ktë. Ky është një grup që lufton ndaj çfarëdolloj kundërshtari, ndaj edhe erdhi kalimi i turit në Europë. Këta bënë mrekullinë kur asnjë nuk besonte se mund të kalonte Anorthosisin. Pse të mos e bëjmë edhe kësaj here dhe ta nisim mbarë.

Merkato

Më duhet ta falenderoj presidentin pasi nuk vendos trysni. Pas pasur një ekip të përcaktuar nuk mund të flasim për objektiva. Fillimisht duhet të sistemojmë ekipin. Të gjithë janë mësuar me një Laç të fortë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"