Mërgjyshi: Nuk na kënaq barazimi, e kemi të pamundur të zëvendësojmë Uzunin dhe Rexhinaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 18:07

Mërgjyshi: Nuk na kënaq barazimi, e kemi të pamundur të zëvendësojmë Uzunin dhe Rexhinaldon

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, ku u shpreh i pakënaqur për mënyrën se si skuadra e tij e interpretoi ndeshjen. Mërgjyshi tregoi se sulmuesit nuk janë në gjendje optimale dhe skuadra e ka shumë të vështirë të zëvendësojë Uzunin dhe Rexhinaldo.

42367875_284403559049675_946888792386568192_n

Jeni të kënaqur me barazimin?

E vërtet është që ishim më shumë superior në menaxhimin e hapësirës. Nuk kishim agresivitetin e duhur në metrat e fundit. I sfumuam mundësitë që kishim. Nuk i menaxhuam mirë minutat kur Kastrioti ishte me 10 lojtarë. Arriti të shënonte në momentin që ne bëmë ndryshimin taktik, i bëra 2 sulmues. Për të pasur mundësi për të depërtuar në linjat e qendra. Në ato minuta Kastriotit përfitoi dhe na vuri në vështirë. Ne treguam një karakter dhe kishim një marsh më shumë. Një pikë që nuk na kënaq, donim të merrnim maksimumin. Duam të jemi me grupin e skuadrave kryesuese. Një pikë jashtë është e pranueshme.

Çfarë mund të behet për të ndryshuar trendin e barazimeve?

Nuk po arrijmë të shënojmë, sulmuesit nuk janë në gjendje të mirë fizike. Po nuk patë zgjidhje në linjën e parë, do ta kemi të vështirë. Kemi shënuar me situata standarte dhe lojtarë që vijnë nga linja e dytë. Kastrioti na shënoi me të vetmen goditje në portë. Nuk arritëm të fitonim, kjo është një minus për ne.

Duhet të jesh i gëzuar me skuadrën me pikën e marrë. Të gjesh zëvendësuesit e Rexhinaldos dhe Uzunit  është një problem i madh. Mungesa e lojtarëve që do shënojnë golin është evidente…

Është shumë konstatim i saktë, deri sa të vijnë në gjendje optimale sulmuesit do gjejmë zgjidhje alternative. Do mundohemi të marrim maksimumin në këtë situatë. Të zëvendësohet Uzuni dhe Rexhinaldo është e vështirë. Me lojtarët që kemi, qoftë Sukaj, Najdelov, Xhixha, Smaç, do mundohemi ti bëjmë pjesë e skuadrës, por është e pamundur që të zëvendësojnë lojtarët e larguar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"