Mërgjyshi nuk fshihet, do kreun ndaj Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2020 | 8:24

Mërgjyshi nuk fshihet, do kreun ndaj Pogradecit

Ka provën e së vërtetës, momen tin më të mirë për “këmishën e forcës”. Apolonia pret Pogradecin kryesues dhe ka rastin më të mirë për të bindur publikun se fitoret e këtij viti nuk janë rastësi. Pogradeci është “trampolina” për vendin e parë, pozicion që bardhejeshilët janë të gatshëm t’i dalin për zot pas 90 minutave me liqenorët, paçka se nuk janë mësuar me “spaletat” e kreut. Trajneri Mërgjyshi flet për gjendjen e skuadrës para sfidës me dy skuadrave kryesuese të Grupit B.Apolonia Elbasani

Mërgjyshi, cila është gjendja e skuadrës në prag të kësaj supersfide?

Gjendja është pozitive dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë moment në favorin tonë. Është e tepërt të vazhdojmë ankimet, pasi vajtëm kohë që vuajmë dëmtimet dhe nuk kemi rikuperuar Sharavollin, Smaçin, Hysenshahajn, Andonin, Omerin. U bënë 3 ndeshje që luajmë pa ta dhe ekipi ka shfaqur formë të mirë psiko-fizike dhe ka fizionomi të qartë.

Me Pogradecin është ndeshje delikate, shumë e rëndësishme, por jo gjithçka mbaron këtu, sido që të jetë rezultati. Ajo që kam premtuar që në fillim besoj se po e bëjmë, jemi dinjitozë dhe pretendentë gjer tani. Një dëshmi bindëse duhet të japim ndaj Pogradecit. Skuadra është në gjendje optimale dhe ka gjithë moralin e forcën e duhur për ta fituar këtë ndeshje.

Një skuadër me moshë të re. Nuk ka trysni kjo Apoloni ndaj Pogradecit, duke menduar se është hera e parë që mund të arrijë kreun?

E thashë se u bënë së paku tri ndeshje gjatë këtij viti që luajmë me një ekip shumë të ri në moshë. Pse duhet të ndihemi të trysnuar? Është po kjo skuadër që i ka fituar të tria takimet e këtij viti, pse duhet të stepen tani? mergjyshi

Futbollistët futen në fushë për maksimumin përballë çdo kundërshtari, pa u presuar nga emri i tij. Pogradeci është skuadër e respektuar, por është ndeshje radhe për ne, luajmë në fushën tonë dhe futemi vetëm për fitore. Është momenti ynë dhe duhet ta shfrytëzojmë për të arritur kreun e renditjes.

Ka pasur mosbesim ndaj kësaj skuadre, madje edhe ju mund të keni qenë dyshues brenda vetes për këtë ecuri. Si e ka gjetur Mërgjyshi “çelësin” e suksesit për këtë ekip U-20?

Nuk jam shpikës dhe nuk mund të them se kemi arritur ndonjë sukses. Jemi në kohën e duhur dhe në korsinë e duhur, por suksesi duket në fund, nëse e arrijmë ose jo. “Çelësi” nuk është sekret.

Kemi krijuar besim reciprok, marrëdhënie korrekte dhe respektim të pozicioneve, shoqëruar me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë. Kur hallkat funksionojnë, skuadra ecën mbarë. Nëse vazhdojmë kështu, gjithçka është e mundur. Kjo skuadër do ketë të ardhme të suksesshme edhe përtej këtij kampionati.

BUJAR RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"