Mërgjyshi: Nuk e kemi mendjen te titulli, ndihmësi im Memelli donte të fitonte patjetër ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2018 | 19:02

Mërgjyshi: Nuk e kemi mendjen te titulli, ndihmësi im Memelli donte të fitonte patjetër ndaj Tiranës

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, pas fitores me Tiranën në kryeqytet, në deklaratën për Supersport deklaroi:

mergjyshi

Fitore e madhe. Laçi për titull?

Është e vërtetë, kjo fitore ka shumë vlera, jo vetëm për klasifikimin, por për mënyrën si luajmë. Tirana bëri mirë në fragmente të lojës, por ne nuk jemi për titull. Jemi skuadër e re, konsolidohemi nga java në javë. Kemi grintë, karakter. Dimë të vuajmë në momente të caktuara. Nuk shohim larg, por ndeshjen e radhës.

Laçi nuk ka një sulmues goli, por shënoni rregullisht…

Krijojmë situata, punojmë shumë në stërvitje. Shfrytëzojnë karakteristikat e lojtarëve qe kemi. Kemi lëvizje, dalje nga krahët, dhe i mbyllim në qendër. Këto situata i shfrytëzojmë pasi kemi lojtarë me kualitet si Xhixha, Shtubina, Najdenov.

Ndihmësi Memelli, ka qenë pjesë e Tiranës. Ju ka ndihmuar për këtë ndeshje?

Këto ndeshje janë specifike. Dëshira e Migenit ka qenë e madhe për të fituar. I kemi parë me detaje në ndeshjen me Kastriotin. Morëm masat tona në këtë ndeshje.

Përveç Xhixhës, Shtubina e vetmja shpresë. Është e varur skuadra te ai?

Ne po mundohemi ta shfrytëzojmë gjendjen e tij. Ka eksperiencë të madhe, dhe luan në shumë pozicione. Ato janë më të mirët, dhe duhet ta shfrytëzojmë sa e kemi në këtë formë.

Pretendimi i Blazhevskit dhe penalltia e Tiranës…

Në këtë kampionat nuk dua të merrem me gjykimet. Jam nga ata trajnerë që i kam vuajtur gjykimet, por tani kam vendosur të mos flas për ta. Kam dyshime për të dyja rastet e penalltive te Tirana. Rasti i Ngosë, nuk shoh penallti. Ai i ka duart e hapura, nuk e kuptoj çfarë penalltie është. Te rasti i Blazhevskit, shoh simulim, pasi kishte mundësi të vazhdonte dhe u rrëzua vetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"