Mërgjyshi: Nuk duhet ta bëjmë dramë, gjyqtari mund ta kishte kaluar me të verdhë rastin e Xhixhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 16:22

Mërgjyshi: Nuk duhet ta bëjmë dramë, gjyqtari mund ta kishte kaluar me të verdhë rastin e Xhixhës

Trajneri i Laçit, Artan Mëgjyshi foli për mikrfonin e “Supersport” pas ndeshjes ku analizoi humbjen ndaj Teutës:

mergjyshi
“Mungesa e inferioritet numerik ishte një arsye pse humbëm. Morëm një goditje psikologjike. Ai karton na godit shumë. Përveç kartonit, morëm dhe atë gol për mos përqendrimin tonë. Këto na dëmtuan. Skuadra u mundua të reagonte. Krijuam aksione pozitive, nuk patë përfundim. Në momentin që po zhvillonim lojë, morën golin e dytë që na dërmoi.

Në pjesën e dytë nuk kishim fuqi për të reaguar edhe pse bëra zëvendësime. Nuk duhet ta bëjmë dramë këtë humbje. Gjërat nuk shkuan në favorin tonë dhe sot i kishim episodet kundra. Ne kemi forca dhe energji dhe sot ndikoi edhe dëmtimi i Toros. Po ashtu edhe Lushkja nuk ishte në formë, Xhixha na ndëshkoi. Ne kemi forca dhe duhet të dalim nga kjo gjendje dhe ta kalojmë pasi kemi pikë mjaftueshëm dhe jemi aty ku duhet të ishim.

Kam thënë që nuk dua të merrem dhe nuk do të merrem me gjyqtarët. Ishte një faull në limitet e kartonit të verdhë me të kuq, por ishte vetëm fillimi i ndeshjes. Nuk mund të them se ishte gabim i gjyqtarit por ishte gabim i futbollistit. Megjithatë arbitri e di më mirë dhe mund ta kalonte me një të verdhë.

Unë e preka edhe vetë që ishim në superioritet në mbrojtje por ishim shumë statik dhe përveç gabimeve, ishte goditja psikologjike. Vrapuam shumë në minutat e para por nuk ishim efikas aty ku duhet”, tha Mërgjyshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"