Mërgjyshi nis testimet për zëvendësuesin e Uzunit, ja alternativat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 13:45

Mërgjyshi nis testimet për zëvendësuesin e Uzunit, ja alternativat

Laçi u largua me një pikë nga transferta e Korçës, ku vendimtar ishte goli i Myrto Uzunit. Por disa orë më vonë, kurbinasit e shitën në Kroaci sulmuesin beratas dhe apriori i bie që trajneri Mërgjyshi të ketë humbur një pikë referuese në sulm.

mergjyshi

Ndërprerja e kampionatit po shfrytëzohet nga stafi teknik për të bërë testimet e mundshme brenda grupit, në mënyrë që të gjejnë zëvendësuesin e Uzunit. Në miqësoren me Ilirinë u provua Marijan Altiparmakovski në të majtë të sulmit, por futbollisti maqedonas nuk ka ngrohur sa duhet. Problem për trajnerin Mërgjyshi mbetet gjendja e futbollistëve të ardhur në fund të merkatos, pasi ata nuk kanë kondicionin e duhur. Xhevahir Sukaj sapo ka nisur përgatitjet dhe i duhet kohë të jetë gati. Në formë jo optimale është edhe Ivan Galiç, ndaj stafi po provon të gjitha mundësitë që të gjejë alternativën e duhur në vendin e Uzunit. Ndeshjen e radhës në kampionat kurbinasit e kanë në shtëpi, ku presin Partizanin e trajnerit Skënder Gega, i cili gjithashtu ka probleme në fazën sulmuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"