Mërgjyshi merr drejtimin e Bylisit: Rikthehemi në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2017 | 15:53

Mërgjyshi merr drejtimin e Bylisit: Rikthehemi në Superiore

Nga Superliga në Kategorinë e Parë. Dhe sërish me synimin për t’u rikthyer në elitë. Artan Mërgjyshi që e nisi sezonin duke drejtuar Korabin, tashmë ka zbritur një kategori më poshtë. Trajneri ka pranuar ofertën e Bylisit dhe sot do të nisë zyrtarisht punë te skuadra ballshiote. Objektivi është i qartë, rikthim në Superiore. Në një prononcim për gazetën, Mërgjyshi tregon se si u bind të merrte drejtimin e skuadrës dhe thotë se është i bindur se do të arrijë objektivin me të.

mergjyshi korabi

Mërgjyshi

“E pranova ofertën e presidentit Agron Kapllanaj pa u menduar gjatë. Dihet që Bylisi është një klub shumë korrekt dhe ka të gjithë kushtet që i duhen një skuadre. Rrogat dhe premiot janë të garantuar, në një kohë që grupi mendoj se është i plotë. Duhet thënë se Bylisi ka qenë faktor në Superligë gjatë sezoneve të fundit. Madje, ka arritur edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Me një pjesë të mirë të lojtarëve, që janë aktualisht pjesë e skuadrës, kam punuar më parë dhe i njoh mirë. Besoj se nuk do të jetë aspak e lehtë të ambientohem këtu. Gjithashtu, në krye të Bylisit është një president shumë i përkushtuar dhe që na duhet t’ia shpërblejmë me rezultate gjithçka bën ai për ekipin.

Vetëm me punë mund të mbërrijmë aty ku duhet. Lushnja është rivali ynë, por të jeni të bindur se, pas pak javësh, do të jemi ne ata që do të kapim kreun. Kam shumë besim se do arrijmë të ngjitemi në elitë”, përfundon Mërgjyshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"