Mërgjyshi: Më shqetësojnë gabimet fatale në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 8:42

Mërgjyshi: Më shqetësojnë gabimet fatale në mbrojtje

Artan Mërgjyshi vlerëson lojën, ndonëse dukshëm shfaq rezerva për gabimet në mbrojtje.mergjyshi

“Mund ta quajmë një ndeshje më të mirë se ajo me Laçin. U prodhua futboll relativisht i mirë nga të dyja skuadrat. Në pjesën e parë, ishim si të barabartë, pavarësisht se pati momente delikate, si pësimi i një goli naiv. Gjithsesi, nuk ishim shumë të fokusuar te rezultati, por te konsolidimi i skuadrës.

Mendoj se fizikisht jemi mirë, kemi luajtur me ritëm e dëshirë. Ishim kreativë dhe bëmë raste, ndaj jam deri diku i kënaqur me paraqitjen. Nisur nga ngarkesa e madhe, u dhamë mundësi të gjithë lojtarëve, duke përfshirë dy skuadra të ndryshme në të dyja pjesët. Edhe pjesa e dytë pati thuajse të njëjtën pamje dhe jam përgjithësisht i kënaqur.

Ato që më shqetësojnë, janë gabimet fatale që bëjmë në mbrojtje. Si në ndeshjen me Laçin, ashtu dhe 2 golat e pësuar më Bylisin, kanë ardhur si rrjedhojë e gabimeve të pafalshme që ne kemi bërë në mbrojtje”, përfundoi për gazetën trajneri i Apolonisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"