“Mërgjyshi, kone që mburret me të tjerë”, Ilir Gjyla nuk përmbahet: Bëjnë “ham-ham” dhe të hanë m…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 20:05

“Mërgjyshi, kone që mburret me të tjerë”, Ilir Gjyla nuk përmbahet: Bëjnë “ham-ham” dhe të hanë m…

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, ka reaguar ashpër pas deklaratave të trajnerit të Apolonisë, Artan Mërgjyshi. “Ky është dëshpërimi i humbësve, që kontrollohen nga emocionet dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet”, deklaroi ndër të tjera Mërgjyshi për “Panorama Sport” në numrin e djeshëm. Sot ekskluzivisht për gazetën vjen deklarata e fortë i Gjylës.gjyla

REPLIKA – “Së pari, unë futbollin e kam pasion. Pa diskutim që edhe financa është pjesë e shpërblimit të punës që bën. Por, në përgjithësi, unë e kam nga pasioni këtë që bëj. Jetën nuk e kam të lidhur financiarisht me futbollin… Familja ime nuk e ka jetën të lidhur nga paga që vjen nga futbolli. Më njohin të gjithë dhe këtë e dinë të gjithë. Shyqyr qoftë Zotit! E përsëris, unë futbollin e kam vetëm pasion.

Si rezultat i kësaj, unë kërkoj më të mirën te vetja dhe pastaj te të tjerët. Te skuadra dhe te të tjerët. Së dyti, ashtu si shumë kolegë të mi, që kanë vite mbi shpinë në këtë zanat, edhe unë kam vitet e mia. Kam vitet e mia dhe jam shumë i lumtur, por shumë, ama, që, më parë thuhej nga Shkodra deri në Sarandë, ndërsa tani thuhet nga Kukësi, sepse është edhe Kukësi. Pra, nga Kukësi në Sarandë, kam shumë miq. Kam shumë miq të mirë. Kam miq edhe më të mëdhenj se mosha ime, qoftë zyrtarë, shefa klubesh, presidentë, gjyqtarë, vëzhgues, delegatë apo punonjës të Federatës. I kam miq dhe jam shumë i lumtur që i kam miq.apolonia-lushnja

Në përgjithësi unë, ashtu sikundër edhe fisi im, kemi qejf të bëjmë më shumë shoqëri dhe miqësi sesa kundërshtarë. Dhe jam shumë i lumtur për këtë, që kemi miq. Shumica e dinë këtë gjë për mua dhe jam shumë i lumtur për këtë. E dinë se kush jam unë. Së treti, unë nuk jam mburrur asnjëherë me b… e të tjerëve. Asnjëherë. Në gjithë këtë karrierë që thashë më përpara unë nuk jam mburrur me b… e të tjerëve. Kurrë. Dhe së katërti, unë nuk jam marrë ndonjëherë, nuk merrem dhe nuk kam për t’u marrë asnjëherë me ‘kone’. E dini kujt i thonë ‘kone’…? U thonë atyre qenve të vegjël që bëjnë ‘ham-ham’ dhe të hanë m…”, është shprehur dje trajneri i Lushnjës.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"