Mërgjyshi kërkon triumf në debutim: Mbijetesa, misioni ynë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2016 | 8:33

Mërgjyshi kërkon triumf në debutim: Mbijetesa, misioni ynë

Korabi-Laçi do të ngrejë “siparin” e kampionatit. Ndeshja që luhet sot, në orën 16:00, në “Selman Stërmasi” është e veçantë jo vetëm se do të startojë sezonin 2015-2016, por është edhe takimi i parë për dibranët në Kategorinë Superiore. Pas 54 vitesh, dibranët do të provojnë elitën. Megjithatë, synimi i klubit është që të mos jenë vizitorë në këtë kategori, por të mbeten gjatë.

mergjyshi

Skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi është gati, ndërsa luksi i vetëm që kanë është organika, ku një pjesë e mirë e lojtarëve e njohin kundërshtarin. Ndërsa kujtojmë që lojtarë si Vujadinoviç, Sheta, Zefi, Çela dhe Veliaj kanë qenë pjesë e kurbinasve. Vetë trajneri shfaqet optimist në debutim, ndërsa për mediat thotë që synimi mbetet i pandryshuar, pra mbijetesa.

“Është ndeshja e parë e ekipit tonë në Superiore dhe për këtë motiv rëndësia e saj është më e madhe. Ky takim do të jetë tregues real për ecurinë e kësaj skuadre. Jemi mobilizuar totalisht edhe pse në këtë takim do të kemi 3 mungesa të rëndë- sishme, dy për arsye dëmtimi (Dukiç e Peposhi) dhe një për pezullim.

Por kjo nuk na bën pesimist, pasi që në fillim ne do të kërkojmë tri pikët e para dhe medoemos na duhet fitorja. Do të luajmë maksimalisht për fitore dhe për këtë skuadra është e përgatitur. Për ne jo vetëm Laçi, por çdo kundërshtar është mjaft i fortë. Mbijetesa është mjaft e vështirë mbi të gjitha për skuadrat që ngjiten nga një kategori më poshtë.

korabi formacioni

Ne na shtohet shkalla e vështirësisë, sepse nuk luajmë në fushën tonë dhe nuk kemi shumë tifozë, për më tepër që jemi një skuadër e re. Megjithatë, shpresojmë ta thyejmë këtë tabu”, u shpreh tekniku.

Pritet që skuadrës t’i bashkohet edhe Sebino Plaku, i cili do të luajë si i huazuar te dibranët këtë sezon. Me këtë lojtar, sulmi i skuadrës së Korabit do të jetë edhe më i fortë këtë sezon.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"