Mërgjyshi i kënaqet fitores dhe lojës, Troisi: Po të shënonim, rezultati do ishte ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 22:35

Mërgjyshi i kënaqet fitores dhe lojës, Troisi: Po të shënonim, rezultati do ishte ndryshe

Artan Mërgjyshi u kënaqet pikëve, por mbi të gjitha lojës së Besës në fitoren 2-0 ndaj Turbinës. Pas fitores së tretë radhazi, ai e thotë hapur se nuk i druhet më askujt. “Përqendrimi ishte maksimal dhe fitoren nuk e vumë në diskutim, edhe pse duhet thënë se luajtëm ndaj një Turbine që konsumoi shumë energji për ta penguar suksesin tonë. Më pëlqen pragmatizmi dhe maturia që shfaqim. Rruga e pretendimeve tona është e qartë. Besa e këtij sezoni nuk i trembet askujt”, tha trajneri i Besës.

Mergjyshi

Trajneri i Turbinës shpreh keqardhje që dolën duarbosh nga ky 90-minutësh. Marcelo Troisi pas ndeshjes tha: “Humbëm nga dy episode krejtësisht të evitueshme. Jam i shqetësuar që nuk arritëm t’i shfrytëzojë rastet që na u paraqitën. Po të shënonim, rezultati do të kishte tjetër rrjedhë. Ne luajtëm karshi një kundërshtari të organizuar mirë në çdo repart dhe që ka një kundërsulm të rrezikshëm. Tani është momenti që të vështrojmë përpara”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"