Mërgjyshi i gëzon triumfit me Tomorin: Korabi fitoi nga shpirti i garës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 21:52

Mërgjyshi i gëzon triumfit me Tomorin: Korabi fitoi nga shpirti i garës

Artan Mërgjyshi, trajneri i Korabit, pas fitores në Berat 0-2 me Tomorin, u shpreh:

Mergjyshi

“E kishim përgatitur në mënyrën më të mirë nga ana taktike këtë përballje. Në respekt të skuadrës vendëse e kemi pritur atë në fushën tonë, me qëllim që ta godisnim me anë të kundërsulmit të shpejtë.

Kjo zgjedhje na shpërbleu me fitoren shumë të rëndësishme, pasi jo çdo skuadër mund të fitojë në Berat. Ne synonim një nga dy rezultatet pozitive dhe dua të falënderoj skuadrën për shpirtin e garës dhe disiplinën taktike, që na shpërbleu me këtë fitore të çmuar. Mendoj se fitorja me Tomorin do të ndikojë pozitivisht në moralin e skuadrës dhe rrugën e gjatë të këtij kampionati”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"