Mërgjyshi “flakë për flakë” me Pogradecin: Nuk bëjmë ‘vetëvrasje’ si ata, do të dalim kampionë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 13:43

Mërgjyshi “flakë për flakë” me Pogradecin: Nuk bëjmë ‘vetëvrasje’ si ata, do të dalim kampionë

Rifillimi i garës ka ngjallur diskutimet e faktorëve të futbollit. Tani që ka një datë të projektuar, edhe analiza bëhet më konkrete. Apolonia është një skuadër që pretendon Superligën, por njëherësh mes 8 më të mirave të Kupës së Shqipërisë dhe, sipas kalendarit të ri, duhet të luajë 5 ndeshje brenda 18 ditëve të para të rikthimit të aktivitetit. Për “Panorama Sport” flet trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi.
mergjyshi

Mërgjyshi, më në fund një datë për rifillimin e kampionatit. Ju keni qenë ndër më optimistët për këtë gjë…
Po, besoj se jemi drejt rrugës së duhur, asaj që duan të gjithë aktorët e këtij sporti. Futbolli atje e ka bukurinë dhe spektaklin, në fushë, ndaj kemi besuar se rifillimi do të vinte. Edhe pse jo definitiv, pasi pritet vendimi i qeverisë, është bërë një hap pozitiv për të gjithë. Besoj se futbolli do ta “shkelmojë” topin, sipas kalendarit.

Por janë më shumë se 2 muaj pa stërvitje. A është e mjaftueshme koha deri në fillimin e garës?
Ka qenë një periudhë pauze e gjatë, situatë e paprecedentë dhe në pikun e kampionatit. E mjaftueshme, po aq sa e pamjaftueshme kjo periudhë stërvitore. Le të themi që është një kohë relativisht e mirë për t’u  përgatitur dhe për të mos u
ankuar për rezultatet e garës.

Apolonia garon edhe në Kupë dhe brenda 18 ditësh, sipas kalendarit të ri, ju luani 5 ndeshje. E sforcuar apo ju duket normale?
Absolutisht e sforcuar, sepse dihet që përpos periudhës së gjatë të shkëputjes, kohës së limituar të përgatitjeve, janë edhe temperaturat në rritje, intensiteti, tensioni dhe objektivat që kemi, që na trysnojnë dhe na shtojnë vështirësitë. Por, e them prapë, e kemi pritur me padurim rifillimin dhe tani nuk kemi justifikime. Të mbledhim të gjitha forcat e të përqendrohemi te
puna, tek objektivi dhe besoj se kemi kontigjentin për ta përballuar këtë pjesë finale të sezonit, duke pasur parasysh dhe ndryshimin e rregullores, që na lejon 5 ndërrime. Ngjeshja e kalendarit ishte e pritshme dhe e justifikuar.
POGRADECI66
Drejtues të Pogradecit ju quajtën “qaramanë” për një deklarim tuajin në lidhje me stërvitjen jashtë rregullave të liqenorëve. Trajneri Abazaj 
tha se është gati t’i luajë të 6-ta ndeshjet në transfertë…
Më keni kërkuar edhe më parë reagim mbi këtë temë, por nuk kam dashur të flas. Nuk më duket etike të merrem me individë, nuk është në natyrën time. S’jam marrë me deklarime individësh, gjithmonë kam trajtuar fenomenin, por po i përgjigjem këmbënguljes suaj. E them fort se pogradecarët shkelën rregullat dhe pikë. Më pas deklaruan se ato foto ishin të vjetra. Gazeta juaj qe e para që e denoncoi këtë fakt. Po bëj një paralelizëm, edhe trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka bërë të njëjtën gjë, duke u marrë me fenomenin e ekipeve të tjera që kishin nisur stërvitjen. Qenka qaraman edhe Daja e Skënderbeu? Ata njerëz që kërkojnë zbatim të rregullave dhe barazi gare quhen “qaramanë”? Sa groteske! Ndeshjet duhet të luhen në fushë, korrekte dhe sipas kalendarit. Ç’të them për atë deklaratë? Nëse Pogradeci ka dëshirë, le t’i luajë të gjitha ndeshjet në transfertë… Qëndrimi emotiv është pjesë mediatike, nuk besoj se e kanë me tërë mend ata. Po e them me bindje, Apolonia nuk është qaramane, nuk bën “bufonada” dhe as vetëvrasje sportive si Pogradeci me ato foto, që kanë datë, orë dhe mbishkrimin përkatës se kur janë bërë. E ka fajin Apolonia dhe Artan Mërgjyshi për këtë? Ne luajmë në fushë. S’është faji ynë që gabimet e veta të tjerët kërkojnë t’i eklipsojnë duke na sulmuar ne.
Apolonia Elbasani

Viti 2020 është 95-vjetori i themelimit të Apolonisë. A premton Mërgjyshi rikthimin në elitë si “qershi mbi tortë” të këtij jubileu?
E drejtpërdrejtë kjo pyetje! Për të qenë korrekt, që në fillim të sezonit jam shprehur se do të ishim ndër pretendentët kryesorë deri në fund të garës dhe tashmë është fakt.m Premtim? Aty jemi, në vijën e parë të betejës për titull. Dua të theksoj se edhe kundërshtarët kanë bërë një kampionat shumë të mirë, janë rivalë me potencial dhe na motivojnë maksimalisht për të arritur
Superligën, edhe pse nuk varet çdo gjë nga ne. Syrin e kemi drejt Superiores. Thuajse e kemi përmbushur përfaqësimin dinjitoz, por janë edhe 6 javë vendimtare dhe nuk kam frikë ta them se Apolonia i ka të gjitha shanset të dalë kampione, nëse gara do të zhvillohet e ndershme.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"