Mërgjyshi: Fati na buzëqeshi në fund, ja kur do të jenë gati blerjet e reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 18:57

Mërgjyshi: Fati na buzëqeshi në fund, ja kur do të jenë gati blerjet e reja

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, ku u shpreh:

bandicam 2018-08-25 18-53-20-754

E kishit menduar përmbysjen?

E rëndësishme është që i morëm 3 pikët. E dija që do të ishte ndeshje e vështirë, duket ditur kualitet dhe vinte nga një humbje. U bë një ndeshje e luftuar. Fati na buzëqeshi në fund, prandaj futbolli është i bukur. Nuk vodhëm asgjë. Të dyja skuadrat patë mundësitë e tyre. Ishim më kërkues dhe më afër portës, fati ndihmon atë që kërkon më shumë

Keni lojtarë të rinj, por e zgjidhin veterantët…

Duhet gërshetim në skuadër. Kemi kërkuar të përforcohemi me lojtarë me eksperiencë, ata i zgjidhin situatat.

Pjesën e parë skuadra ka një ngërc, nuk del në lojën e vetë…Në qoftë se do të kishit kundështar më të fortë, do ta kishit të vështirë…

Në çdo ndeshje është e vështirë për të marrë maksimumin. Skuadra kundërshtare do të tregoj vlera në kampionat, pavarësisht se nuk ka marrë asnjë pikë. Trsynia e ndeshjes brenda, nuk na le të shprehemi mirë. Ne kërkojmë të eliminojmë oshilacionet dhe të rregullojmë gabimet. Kemi një bazë të mirë dhe një mentalitet pozitiv që trashëgohet…

Afrimi i lojtarëve të rinj… Kur do të jenë këta gati?

Patjetër, ne e rëndësishmë është që 3 ndeshjet e para, pas pauzës, të bënim mirë. Kemi bërë mirë në 2 të parat, brenda mundësive. Duhet të jemi të kujdesshëm, për të bërë zgjedhjet e duhur. Pavarësisht se nuk janë në gjendjen optimale të lojës, janë lojtar cilësor, duhet të presim pas pauzës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"