Mërgjyshi: Do kisha firmosur për barazim para ndeshjes, lojtarët nuk e vunë re kartonin e kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 21:55

Mërgjyshi: Do kisha firmosur për barazim para ndeshjes, lojtarët nuk e vunë re kartonin e kuq

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, ku tregoi se skuadra mund ta fitonte ndeshje dhe duhet të kishte sulmuar më shumë. Gjithsesi tekniku i kurbinasve, nuk e fsheh kënaqësinë për pikën e marrë.

bandicam 2018-08-31 21-47-57-332

Çfarë ka ndryshuar nga Superkupa?

Duhet të përgëzoj djemtë për gjithçka, karshi një kundërshtari që meriton respekt, jo vetëm për të kaluarën, por edhe për skuadrën. Falë ndeshjes së Superkupës, e njihnim më shumë kundërshtarin. I kishim marrë masat, për të ndenjur në pritje dhe për të shfrytëzuar momentet tona. Sot u zhvillua një ndeshje e mirë. Kemi grup të ri dhe të bën optimist, për atë që tregon në fushë.

Pas daljes me karton të kuq të Abazit, mos ndoshta duhet të merrnit pikët e plota?

Jo pa qëllim bëra lëvizja, kur doli lojtari i Skënderbeut me të kuq. Po të na thonin para ndeshjes për një barazim, do ishim të kënaqur. Ndoshta lojtarët nuk e vunë re lojtarin e Skënderbeut që doli me të kuq. Mund ta fitonim në fund ndeshjen.

Pse nuk rrezikuat për të marrë fitoren?

Ne nga pankinat i bëmë lëvizjet. Ata lojtarë kemi. Lojtari që u aktivizua në majën e sulmit, nuk ka gjendje fizike, ndaj u aktivizua 15 minuta, nuk kishim alternativa të tjera. Krijuam 2 mundësi të mirë për të shënuar. I lamë më shumë topin Skënderbeut. Brenda meje e kisha dëshirën që mund të fitonim ndeshjen.

Si u ndjeve në momentin e fundit që për pak Skënderbeu mund t’iu shënonte. Kur të vijnë lojtarët e rinj, cilët do të jenë synimet e Laçit?

Është e vërtetë që mund të merrnim një gol të dytë siç e morëm. Në qoftë se ka qenë një gjë pozitive në 2 ndeshjet e para, ka qenë goditja standarte. Ka pasur vetëkënaqësi. Për sa i përket prurjes, çdo trajner do të ishte i kënaqur të ketë shumë alternativa. Tani shtohet konkurrenca dhe dëshira për të ecur përpara. Lojtarët nuk janë stërvitur me grupi. Duke parë gjendjen do shikojmë edhe për objektivat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"