Mercedezi protestoi për garën e titullit, FIA merr vendimin përfundimtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2021 | 22:04

Mercedezi protestoi për garën e titullit, FIA merr vendimin përfundimtar

Fitorja e Maks Vershtapen në Abu Dabi solli shumë pakënaqësi tek skuderia e Mercedezit. Ata akuzuan pilotin se ai parakaloi Hemiltonin në momentin që makina e sigurisë ishte në pistë.

hemilton

Gjermanët pretenduan se kjo ishte një shkelje e rregullores dhe se do të apelonin vendimin. E menjëhershme ka qenë përgjigja e FIA-s lidhur me këtë ngjarje. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” federata ka hedhur poshtë pretendimet e Mercedez lidhur me fitoren e Vershtapen.

Me këtë vendim Maks Vershtapen konfirmohet si kampioni i ri i Formula 1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"