Menjëherë i frikshëm në sfidën Juve-PSG, Kieza rikthehet me bujë pas 10 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 18:23

Menjëherë i frikshëm në sfidën Juve-PSG, Kieza rikthehet me bujë pas 10 muajsh

Askujt nuk i interesoi se po humbnin, por të gjithë shpërthyen në eufori në minutën 74, kur në fushë u rikthye Federiko Kieza. Dhe çfarë rikthimi! Menjëherë numri 7 i ri i Juventusit ofroi shkëndija të frikshme, duke treguar se nuk ka ndërmend që t’i dorëzohet frikës së post-dëmtimit në gju.

1244437060

Përkundrazi, menjëherë Federiko lëshohet në driblim, godet tri herë portën dhe madje pretendon edhe një 11-metërsh, që ndoshta në limitet e rregullores edhe mund të qëndronte. Por çfarë rëndësia ka kjo.

Kieza nevojitet për të ardhmen, për të ndryshuar situatën aktuale të Juventusi që po vuan pikërisht mungesën e një lojtari shpërthyes në fazën sulmuese, e dikujt që të marrë përgjegjësi mbi veten dhe të provojë të fitojë edhe duelet një kundër një e më pas të godasë portën. Dhe ndoshta, me Interin mund të ketë disa minuta më shumë sesa me PSG-në.

Kur e panë në aksion teksa i vetëm trembi francezët, kush e di se çfarë mund të ketë ndezur në kokën e Alegrit dhe të tifozëve bardhezi, me shpresën se pauza e Botërorit do të bëjë edhe më të fortë sesa dje dhe nga janari Kieza dhe Juventusi mund të nisin një sezon në vetvete, për të tentuar shumë më shumë në kampionat, por mbi të gjitha të synojnë bindshëm edhe Ligën e Europës.

Fundja, edhe ky turne i rëndësishëm mbetet, nëse i shkohet deri në fund…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"