“Menduam se do të ishte lokomotiva e Realit, por ai është një vagon”, kritika ndaj Hazardit: Ishte 7 kilogramë mbipeshë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 11:15

“Menduam se do të ishte lokomotiva e Realit, por ai është një vagon”, kritika ndaj Hazardit: Ishte 7 kilogramë mbipeshë

Eden Hazard u nga Çelsi në merkaton e verës, teksa kompletoi kalimin e tij te Real Madridi.eden hazard

Belgu nuk po kalon një moment të mirë dhe trajneri francez Roland Kurbua thotë se ai ka shkuar te Reali i Madridit mbipeshë dhe nuk mund të jetë lideri. “Të gjithë mendonin se Hazard do të ishte lokomotiva e këtij Reali, por në fakt ai është thjesht një vagon. Në fazën përgatitore me skuadrën madrilene ishte 7 kilogramë mbipeshë. Duhet të përmirësohet akoma më shumë për të ndihmuar skuadrën”, thotë ish-trajneri i Marsejës, Bordosë dhe Montepelie.Rolland-Courbis

Ndryshe nga koha kur sulmuesi 28-vjeçar luante te Çelsi dhe nuk kishte kritika, tani te Reali përveç formës jo të mirë, duhet të përballet edhe me kritikat e shumta që vijnë nga njerëz të ndryshëm.

Megjithatë Hazard mendon se ka nevojë për tu ambientuar edhe pak, për të treguar formën e tij më të mirë më vonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"