“Mendova se u eliminuam”, trajneri i Torpedos tregon drithërimat: Kur Kukësi shënoi golin e dytë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 22:14

“Mendova se u eliminuam”, trajneri i Torpedos tregon drithërimat: Kur Kukësi shënoi golin e dytë…

Trajneri i Torpedo Kutaisit, Kakhaber Khetiani, në konferencën për shtyp pas kualifikimit dramatik ndaj Kukësit, deklaroi se gjatë ndeshjes, pati edhe frikën se mos eliminohej, duke vlerësuar se Kukësi bëri një lojë më të mirë se ata, por që gabimet tek të tijtë do t’i shohë në Gjeorgji.

trajneri i torpedo kutaisit kakha

“Ndihem i kënaqur tani që ka përfunduar ndeshja, por duhet ta pranoj që kemi luajtur dobët dhe me stres. Kemi respekt për Kukësin, por u kualifikuam me një gol më shumë sesa ata në dy ndeshje dhe kjo është më e rëndësishme në një ndeshje futbolli.

Sot ata kanë bërë një ndeshje shumë më të mirë sesa ne. Për sa i përket dy golave të pësuar, e menduam edhe këtë situatë, si çdo situatë tjetër që mund të ndodhte në ndeshje. Pas golit të dytë edhe mund të eliminoheshim, por ia dolëm të kalonim në turin tjetër.

Jam krenar për ekipin tim, që bëri krenar gjithë Gjeorgjinë. Dua të theksoj se jemi dy vende që po ecin paralelisht dhe dua të uroj Shqipërinë për arritjet që po bën në futboll. Ishte një lojë ku ne patëm ditëm më të keqe dhe Kukësi më të mirë, ndaj morëm këtë rezultat. Defektet do t’i shohim në Gjeorgji. Dua të them edhe këtë, lojtarët tanë janë më të mirët në botë!” – deklaroi trajneri i Torpedos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"