“Mendoni se s’duam të fitojmë?! Jemi Kosova, jo Brazili”, Valon Berisha i nervozuar pas humbjes me Slloveninë: Po bëhemi copa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2020 | 23:38

“Mendoni se s’duam të fitojmë?! Jemi Kosova, jo Brazili”, Valon Berisha i nervozuar pas humbjes me Slloveninë: Po bëhemi copa

Kapiteni i Kosovës Valon Berisha ka shfaqur mllefin ndaj kritikave pas humbjes së radhës kundër Sllovenisë në Ligën e Kombeve 0-1.

Valoni-600x360
Mesfushori i Stad-dë Reimsit këmbënguli se skuadra po bën maksimumin në fushë, por sipas tij Kosova nuk Brazili, që mund t’i mundë të gjithë. Ai ironizoi kritikët që dyshojnë se “Dardanët” nuk kanë dëshirë të fitojnë.

“Besoj se deri në zonën e 16-metrave kemi luajtur mirë. Ne kemi krijuar raste, por në zonë s’ka qenë askush që të shënojë gol. Kur je në 16-metërsh duhet të godasësh topin. Ne  e dimë vlerën e Vedatit, ai është shumë i rëndësishëm në ekipin tonë. Por, besoj se kemi lojtar tjerë, në zonë kur të jeni duhet të jeni më prezent. Në 16-metërsh nuk ishim shumë prezent. Kemi luftuar që ta fitojmë ndeshjen, por për momentin nuk kemi fat. Ne jemi Kosova, nuk jemi Brazil. Mendoni se nuk kemi dëshirë të fitojmë?! Po bëhemi copa në fushë për të fituar ndeshjet, por nuk po ia dalim”, deklaroi mesfushori Valon Berisha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"