“Mendojmë për sezonin e ardhshëm”, Liçi pret sinjal nga drejtuesit e Skënderbeut: Tani nuk llogarit dot një ditë, jo më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 19:54


“Mendojmë për sezonin e ardhshëm”, Liçi pret sinjal nga drejtuesit e Skënderbeut: Tani nuk llogarit dot një ditë, jo më…

Gentian Liçi drejtoi sot Skënderbeun përballë Laçit në një ndeshje ku ai pranoi se fokusi kishte qenë te parapërgatitja për të ndërtuar skuadrën e vitit të ardhshëm. Për “SuperSport” ai pranoi se nuk kishte ende ide të qartë çfarë do të bëhej me Skënderbeun, nëse do të ishte ai trajner i parë apo do të kishte një emër tjetër në stol.

lici

“Para ndeshjes e përgatitëm të luanin  lojtarë me më pak minuta dhe ata që pritet të jenë në sezonin tjetër. Ishte ndeshje pa motiv për të dy ekipet, por mendoj se ishte një provë e mirë për lojtarët.

Po bëhen përgatitjet për sezonin e ardhshëm ndaj iu dha mundësia e këtyre lojtarëve me më pak minuta. Por është para qershori ku do të mundohet presidenca që të bëjnë një ekip konkurrues për sezonin tjetër.

A do vazhdoj këtu? Nuk mund të themi asgjë se nuk i dihet se çfarë do të ndodhë, por mendojmë që të mbyllim sezonin sa më mbarë. Po se çfarë do të ndodhë më vonë nuk e them. Tani nuk llogarit dot një ditë, jo më pas një muaji”, tha Liçi.

PANORAMASPORT.AL