“Mendoja humbjen në derbi”, flet Halili: Pres dhuratë nga Teuta, skuadrës nuk i jap më premio sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 15:46

“Mendoja humbjen në derbi”, flet Halili: Pres dhuratë nga Teuta, skuadrës nuk i jap më premio sepse…

Refik Halili ishte shumë i emocionu ar pas barazimit me Partizanin në derbin e djeshëm. Para mediave presidenti i bardhebluve u tregua i hapur, teksa pranoi se ndeshjen po e shihte si të humbur. Nga ana tjetër, Halili pranoi skuadra do të luajë në Europë dhe se klubi do të bëjë merkato për të treguar veten si kampione e Shqipërisë.halili

Zoti Halili, jeni i zhgënjyer apo i lumtur me një barazim që mund të thotë titull?

Të flasim hapur. Janë pak takime që kanë mbetur. Kemi bërë një kampionat shumë të mirë dhe fantastik. Në presion, me aq sa pashë unë, ishim ne. Këtë e shfaqëm në fushën e lojës dhe kjo u pa nga të gjithë. Megjithatë ne në takimet e mbetura duhet të ruajmë qetësinë dhe të vazhdojmë dhe të ecim. Ne jemi në rrugën e duhur për titullin me shpresën që ta fitojmë këtë trofe. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, dhe po i morëm ndeshjet me radhë, atëherë do të shkojmë drejt titullit.

Ju thoni që t’i marrim ndeshjet me qetësi, por realisht ndalesat po vijnë njëra pas tjetrës?

Është një kampionat i hapur. Pashë sot(dje) takimin e Flamurtarit. Mbetem ta falënderoj, sepse bëri një ndeshje të mirë, pa kompromis, duke respektuar kampionatin. Nuk është e lehtë që të fitosh. Skuadrat në përgjithësi janë aty-aty, ndonëse themi njëra është më mirë, tjetra është më keq. Tani, kuptohet, derbet janë pak të vështira. Edhe këtu te ne është i vështirë. Nuk është i lehtë. Kur një skuadër ka qenë më e dobët, ka fituar tjetri, kështu që unë për veten time po ju them se jam i kënaqur nga ekipi. Pa diskutim që do të shkojmë drejt titullit.refik halili

Prisni një dhuratë nga Teuta në sfidën e nesërme (sotme) me Kukësin?

Kush është ai që nuk e do dhuratën. Më thoni cili? Po unë nuk kam gjë në dorë. Kjo është një situatë që u përket skuadrave që luajnë, kështu që të shohim.

Skuadra ishte e paqartë në fushën e lojës, sërish u dukën të përgjumur në fushë?

Skuadra m’u duk shumë e interesuar. Lojtarët ishin të interesuar që të dilnin kampionë. Është 100-vjetori dhe do të shkruajnë emrin në historinë e këtij klubi të famshëm. Na gëzojnë ne, veten dhe tifozërinë. Nuk ka nevojë më për premio. Do të luajmë tani e tutje pa premio. Në fund fare, ashtu siç thotë Egboja, do të bëjmë edhe llogaritë.

Jeni i kënaqur me Egbonë dhe punën e tij në drejtim të skuadrës suaj? E

gboja ka pasur rezultate të shkëlqyera. Çfarë mund të themi për një trajner? Megjithatë, Egboja ndonëse ka luajtur me 11 lojtarë në 95 për qind të ndeshjeve, e gjithë skuadra është në dispozicion të Egbosë. Të gjithë bëjnë më të mirën për të shkuar tek objektivi: titulli kampion.Tirana festas

E menduat ndeshjen të humbur në ndonjë moment?

Siç e pashë unë, ndeshja po shkonte drejt humbjes. Nuk dua të bëj komente për sa u përket ndryshimeve. Falënderoj lojtarët e rinj, duke filluar që nga Muçi që për mua është talent i futbollit shqiptar. Është edhe Ismajlgeci, një djalë që sezonin tjetër do ta shikoni që do të kthehet në lojtarin më të mirë të kampionatit shqiptar. Kam bindjen se duhet të mbështetemi te të rinjtë, pa lënë mënjanë merkaton. Do të shkojmë në Europë, por shumë shpejt do të njiheni me merkaton. Nuk është momenti për të folur për lojtarët që do të vinë.

Muçi është kthyer në djalin e derbit, sepse ka shënuar tri herë në dy ndeshje?

Këto janë mundësitë. Shansin që pati e rroku menjëherë dhe e shfrytëzoi. Është për t’u falënderuar.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"